<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Tetë ushqimet që dëmtojnë veshkat dhe që duhet t’i shmangni

Veshkat luajnë një rol thelbësor në detoksifikimin e trupit. Veshkat janë gjithë kohës në punë, madje luajnë rol edhe në tensionin e gjakut. Cilësia e regjimit ushqimor ndikon fort në punën e veshkave.

Disa ushqime janë të dëmshme për veshkat, madje nxisin shumë sëmundje. Në këtë artikull do të mësoni për 8 ushqimet që shkaktojnë një barrë të rëndë për veshkat.

Mishi i Kuq
Mishi i kuq përmban shumë proteina, të cilat janë të dobishme për muskujt por sfiduese për veshkat. Mishi i kuq është gjithashtu i pasur në yndyrna të ngopura. Këshillohet se veshkat kanë nevojë për pak yndyrna por një sasi e lartë e tyre dëmton veshkat dhe rrit masën e mbetjeve acidike në trup.

Alkooli
Alkooli është një toksinë e cila duhet filtruar nga veshkat. Nëse e teproni me alkolin, funksioni i veshkave tuaja do të ndryshojë dhe ato nuk do të jenë në gjendje të filtrojnë mirë gjakun. Alkoli e dehidraton organizmin dhe veshkat funksionojnë më mirë në një organizëm të hidratuar.

Kripa
Sasitë e tepërta të kripës i detyrojnë veshkat të ruajnë më shumë depozita uji për tretjen e saj. Kjo gjë nxit rritjen e tensionit të gjakut dhe dëmton aftësitë filtruese të veshkave. Për të përmirësuar këto aftësi, ekspertët rekomandojnë të konsumoni më shumë ushqime të pasura me kalium.

Kafeina
Kafeina përshpejton qarkullimin e gjakut dhe rrit tensionin e tij. Ajo ndikon në aftësitë e veshkave për përthithjen e ujit dhe nxit dehidratimin. Ekspertët rekomandojnë pirjen e dy deri në tre pijeve me kafeinë në ditë.

Pijet energjike dhe të gazuara
Këto lëngje nuk kanë asnjë vlerë shëndetësore. Ato janë të pasura me kafeinë, sheqerna dhe ngjyrues të rrezikshëm. Nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë veshkat dhe aftësinë e tyre filtruese.

Ëmbëlsuesit artificialë
Këto substanca që gjenden tek pijet e gazuara që trumbetohen sikur kanë pak kalori janë të dëmshme për veshkat. Pirja e dy prej tyre në ditë do të dëmtojë eventualisht funksionin e veshkave.

Produktet e bulmetit
Këto produkte janë të pasura me kalçium dhe proteinë, por nuk duhet ta teproni me konsumin e tyre. Kalçiumi i tepërt mund të nxisë formimin e gurëve në veshka. Barra e rëndë e punës së veshkave mund të çojë mbetjet në organizëm në nivele të rrezikshme.

Ushqimet jo organike
Ushqimet jo organike që janë të pasura me pesticide nxisin shfaqjen e sëmundjeve kronike të veshkave. Nivelet e larta të pesticideve në trup shkaktojnë një dëm të lartë oksidues të veshkave. Shëndeti i veshkave nuk kërkon sakrifica të mëdha. Ju mund të mos hiqni dorë nga kafeja e mëngjesit apo bifteku në drekë. Shijojeni edhe djathin herë pas here, por mundohuni të hani fruta dhe perime të stinës që janë organike dhe pa pesticide dhe thuajini lamtumirë pijeve të gazuara.

postbck postbck

Recent Posts

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

22 hours ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

22 hours ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

23 hours ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

23 hours ago

Pse buka në Gjermani është më e shtrenjtë të dielave?

    Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…

23 hours ago

Këto fruta të vogla bëjnë mrekulli për zemrën

    Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…

24 hours ago