<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mykun nga muri i dritareve mund ta largoni kështu

Sapo fillon lagështia, shfaqen edhe njollat e mykut në muret e shtëpive, kryesisht pranë parvazeve të dritareve.

Myku nëpër mure është një problem që vërehet më së shumti në banesat e vjetra dhe në ato ku nuk ka shkëmbim ajri.

Ai shkakton probleme me alergjinë dhe astmën, prandaj duhet eliminuar menjëherë.

Kur troket myku në shtëpi, duket si një problem që nuk ka zgjidhje nayrale, por nuk është aspak kështu.

Ja se si ta trajtoni:

Si të hiqni mykun nga muret

Si fillim duhet të keni parasysh disa këshilla praktike që do t’ju ndihmojnë të mbani situatën nën kontroll; të largoni sa më shumë lulet dhe bimët në ambientin që ka myk, të mos thani rroba në brendësi të banesës dhe të krijoni sa më shumë korrent ajri mes dyerve dhe dritareve. Në banjë dhe kuzhinë instaloni aspiratorë.

Nëse zgjidhni të lyeni muret, atëherë blini një bojë antimyk e cila e lejon murin të ‘marrë frymë’ dhe limiton shfaqjen e mykut.

Si të largoni mykun nga muret me metoda natyrale

Le të shohim tani cilat janë produktet natyrale që lejojnë në eliminimin e mykut nga shtëpia pa qenë nevoja të blini produkte kimike:

Sodë buke

Do t’ju duhet ta tresni në ujë dhe pastaj të pastroni muret, kështu do të hiqni edhe njollat.

Uthull

Përpiquni të parandaloni shfaqjen e mykut duke aplikuar çdo katër muaj një përbërje me ujë dhe uthull që dezifenkton sipërfaqet dhe eliminon bakteret që shkaktojnë mykun.

Gjithashtu, ajrosini mirë ambientet, sidomos banjën, vendin e preferuar të mykut, pasi është i ngrohtë dhe i lagësht.

Kripë e trashë

Kripa e trashë përthith lagështinë. Vendoseni nëpër enë të cilat duhet t’i vendosni nëpër dhomat e shtëpisë.

Ekstrakt agrumesh

Mund ta luftoni mykun edhe me ekstrakt agrumesh.

Holloni 20 pika ekstrakt në dy filxhanë ujë, përziejini dhe hidheni masën në një shishe spray.

Sprucojeni më pas në sipërfaqen me myk dhe lëreni të reagojë për një orë, më pas pastrojeni me ujë.

Përzierje antimyk të bëra vetë

– Përgatisni një përzierje antimyk duke përzier 700 ml ujë normal, dy lugë gjelle ujë të oksigjenuar, 2 lugë kripë të imët dhe 2 lugë sodë buke.

Vendoseni përzierjen në një shishe spray, tundeni mirë dhe sprucojeni në sipëraqet me myk.

Më pas, fërkojini njollat me furçë dhëmbësh dhe myku do të zhduket.

– Me 100 ml alkool ushqimor dhe 15 pika vaj esencial livande, do të parandaloni formimin e mykut nga pajisjet e banjës.

Sprucojeni nëpër zonat e prekura, lëreni të reagojë dhe hiqini njollat me një furçë dhëmbësh.

– Nëse myku ju ka prekur librat mund t’i pastroni me pudër.

Si fillim pastrojini fletët me një pecetë, më pas spërkatini me pudër. Lëreni të verpojë për një orë dhe hiqni më pas pluhurin e tepërt.

– Nëse myku ka prekur veshjet tuaja, hiqini përmes një solucioni të përbërë nga lëng limoni dhe kripë.

Nëse ka prekur tendat dhe tapicerinë, përzieni gjysmë litri alkool dhe gjysmë filxhani ujë.

Zhysni një leckë aty dhe fërkoni pëlhurat që duhen pastruar.

postbck postbck

Recent Posts

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

22 hours ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

22 hours ago

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

2 days ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

2 days ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

2 days ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

2 days ago