Migrena është një gjendje neurologjike që mund të shkaktojë simptoma të shumta. Shpesh karakterizohet nga dhimbje koke të forta. Simptomat mund të përfshijnë të përziera, të vjella, vështirësi në të folur, mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash dhe ndjeshmëri ndaj dritës dhe zërit.
Metodat natyrale janë një mënyrë pa ilaçe për të zvogëluar simptomat e migrenës. Këto trajtime në shtëpi mund të ndihmojnë në parandalimin e migrenës, ose të paktën në uljen e ashpërsisë dhe kohëzgjatjes së tyre.
1 – Dieta
Dieta luan një rol jetësor në parandalimin e migrenës. Shumë ushqime dhe pije janë shkaktarë të njohur të migrenës, të tilla si:
– ushqime me nitrate duke përfshirë hot dog, proshutë, sallam.
– djathtë që përmban tyramine, si feta, parmixhano
– alkooli, veçanërisht vera e kuqe
– ushqime që janë të ftohta
– ushqime të përpunuara
– turshitë
– frutat e thata
– nënprodukte të qumështit, si dhallë, salcë kosi apo kos.
Një sasi e vogël e kafeinës mund të lehtësojë dhimbjen e migrenës tek disa njerëz. Kafeina është gjithashtu në disa ilaçe për migrenën. Por, shumë kafeinë mund të shkaktojë migrenë.
2 – Vaj i livandos
Nuhatja e vajit esencial të livandos mund të lehtësojë dhimbjen e migrenës. Sipas një hulumtimi të vitit 2012, njerëzit që nuhatën vaj livandoje gjatë një sulmi migrene për 15 minuta, përjetuan lehtësim më të shpejtë sesa të tjerët.
4 – Vaj menteje
Mentoli në vajin e mentes mund të ndalojë shfaqjen e migrenës, sipas një studimi të vitit 2010. Studimi zbuloi se aplikimi i një solucioni mentol në ballë thëmpa rezultoi më efektiv për disa persona.
6 – Magnezi
Mungesa e magnezit është e lidhur me dhimbje koke dhe migrenë. Mund ta merrni magnezin si suplement ose duke përfshirë në dietën tuaj ushqime si: farat e susamit, fara luledielli, arra braziliane, vezë, qumësht dhe gjalpë kikiriku,
Data 26 mars e vitit 1451 kujtohet për aleancën që heroi kombëtar, Gjergj Kastriot…
Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje…
Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e osteoartritit, që shkakton dhimbje dhe vështirësi…
Arabia Saudite ka nisur një iniciativë inovative për të ndihmuar udhëtarët e humbur të lëvizin…
Teuta SHALA-PELI PRIKA DHE DHURATAT NË FAMILJET ARBËRORE ME RASTIN E MARTESËS (GJYSMA E DYTË…
Fahrush REXHEPI, shkëputur nga revista KOSOVA, No. 20-21 (1999) Botuar: 2024-09-19 Kultura dhe qytetërimi islam është…