Gjithë kohën është aty dhe ju mendoni që nuk shërben për asgjë pos që në të të varni ndonjë stoli.
Njëra ndër gjërat të cilat i acaron të gjithë shoferët, dhe me atë rast mund të bëhen edhe shumë e rrezikshme, është kur gjatë drejtimit të veturës e verbërojnë dritat e gjata të veturave të tjera.
Mase nuk e keni ditur këtë, mirëpo vetura juaj është e pajisur me një mjet të thjeshtë, i cili kujdeset që të mos ju pengojnë dritat e veturave të tjera.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1
Ajo është leva për drejtim ditë/natë të veturës, përkatësisht shërben për mbrojtje të shoferit nga ato drita të veturave të tjera të cilat gjenden pas tij, aq më parë kur ndezin dritat e gjata.
Ekspertët shpjegojnë se çka ndodh në të vërtetë:
Me rastin e drejtimit të veturës natën mund të ndodhë që t’ju verbërojnë dritat e forta të veturave të cilat vijnë pas jush.
Në pjesën e poshtme të retrovizorit është leva të cilën e shtyni ose e tërhiqni.
Pasqyra lëvizet në drejtimin poshtë ose lart dhe dritat e forta pas jush nuk pengojnë.
Kthejeni levën në pozitën fillestare dhe pasqyra do të kthehet në pozitën identike.
Tani, kur e dini përse shërben kjo levë, jemi të sigurt që do ta përdorni goxha shpesh.
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…