<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Arsa, rrënoja që tregojnë qytetin ilir me histori të grabitur!

Nga Marin Mema

Jo larg qytetit të Tregut të Ri në pjesën e Sanxhakut mbetur nën shtetin serb ngrihen disa rrënoja të vjetra, të cilat nuk ngjallin asnjë kureshtje të veçantë nëse nuk u di historinë.

Në fakt, historiografia dhe autoritetet përkatëse serbe identifikojnë në këtë vend rrënojat e kryeqytetit të parë të shtetit mesjetar të Rrashkës, nga hodhi themelet Serbia e mëpasshme. Sipas të dhënave, ky qytet është themeluar në mes shekujve VIII dhe IX dhe ka pasur një pozicion mjaft të rëndësishëm në mesin e rrugëve lidhëse tregtare të kohës.

Arsa, qyteti ilir

Në fakt, pjesa më e rëndësishme e rrënojave ndodhet në pikën më të sipërme të kodrës që sot është mbytur nga vegjetacioni dhe lidhet nga një rrugë e pakalueshme edhe me makinë të lartë. Absurde të mendosh se si një shtet nuk ka mirëmbajtur jo thjesht një vend që është pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s, por mbi të gjitha selia e tij e parë ku pretendon se ka edhe themelet.

Kjo e ka një arsye. Arkeologët seriozë që kanë pasur mundësinë të gërmojnë në kala kanë identifikuar mure që datojnë shumë shekuj para se të nisnin dyndjet sllave, çka vlen edhe për kishat që ndodhen brenda mureve të saj.

Gjithçka përkon me të dhënat që sjell një ndër historianët më seriozë të periudhës së Bizantit, Prokopi i Çezaresë, sipas të cilit në këtë vend ngrihej qyteti ilir i Arsës. Pra, ky sit arkeologjik ka themele ilire, ndaj edhe sot ai qëndron i mbyllur, pa investime dhe i braktisur në mëshirë të fatit. Është e pamundur ta vizitosh, ta prekësh e madje edhe ta arrish. Të vetmet pamje mund t’i marrësh nga ajri ose, pasi ke bërë një ecje të gjatë në këmbë në një terren të tmerrshëm.

E jo vetëm kaq, por në tentativën për të zhdukur çdo gjurmë të këtij vendi promovohet vetëm pjesa e poshtme ose më e parëndësishmja, kur dihet se në antikitet qytetet, për arsye sigurie, qendrën e vjetër nuk e vendosnin në lugina. Pra, të gjithë turistët vizitojnë konturet mesjetare buzë rrugës, pa njohur ato të lashta maje kodrës, ku mbështeten të vërtetat e këtij qytetërimi.

Për këtë vend do të duhej të shkruante dhe hulumtonte shkencërisht Akademia e Shkencave, por kjo për fat të keq nuk ndodh. E sigurisht këto fakte “vrasin” më shumë se trenat e mbushur me ekstremizma e butafori të dala boje, që jo vetëm nuk ndihmojnë në bashkëjetesë, por përkundrazi kthehen në akte qesharake mesjetare, njësoj si themelet e rreme të Rrashkës, që në fakt janë ato të Arsës.

postbck postbck

Recent Posts

Hani këto ushqime gjatë vapës ekstreme

    Gjatë valës së të nxehtit, shumica e njerëzve do të kërkojnë ventilatorë dhe…

8 hours ago

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

    Të gjithë e dimë bezdisjen që mund të shkaktojë një mushkonjë gjatë netëve…

9 hours ago

Çfarë ndodh nëse konsumoni hudhër esëll çdo ditë? Ja çfarë dihet nga studimet

    Hudhra është përdorur prej shekujsh si pjesë e ushqimit dhe në mjekësinë tradicionale.…

14 hours ago

Fruti që pastron gjakun dhe shëron sëmundjet më shqetësuese

  Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, nektarina renditet edhe si…

2 days ago

3 gjëra që menopauza i bën trupit tuaj dhe nuk i merrni me mend

    Mendoni se menopauza lidhet vetëm me afshe të nxehta dhe ndryshime humori? Shkenca…

2 days ago

Salmonella, çfarë është dhe si mund të mbroheni nga ky bakter?

    Salmonella është një bakter që shkakton infeksion në zorrë dhe përhapet më së…

2 days ago