..Si përfytyrohej në mënyrën më tipike Gjarpri (Bolla, Vitorja, Itoksi, Breva) e Shtëpisë? Mendohej se çdo shtëpi, pa përjashtim, ka gjarprin e vet. Pa gjarpër shtëpia nuk mund të kishte përparim as në njerëz e as në pasuri. Mendohej se gjarpri zakonisht rrinte në një vrimë të murit të dhomës kryesore, të zjarrit (aty ku rrinë gratë). Se ku gjendet ky gjarpër (si parim besimi, si mister) e di vetëm gruaja më plakë e shtëpisë a gruaja që është zonjë shtëpie, por jo më shumë se dy gra. Në të vërtetë, nëse në një shtëpi jeton një gjarpër, bëhen përpjekje për ta mbajtur këtë të fshehtë, po praninë e tij aty e mësojnë tërë njerëzit e shtëpisë. E zonja e shtëpisë e ushqen zakonisht tri herë në ditë me qumësht, me thërrmie buke e me ushqime të tjera, me ç’t’i ndodhet. Gjarpri del prej vrimës së murit, ha ushqimet që i vihen përpara e pi ujë, dhe hyn përsëri në vendin e tij. Fshatari Ali Çufaj nga Kuçi i Kurveleshit, 74 vjeç, më 1971, më ka treguar: “Në çdo shtëpi të fshatit ka pasur dikur gjarpër për mbarësi. Ishte një lloj gjarpri me leshra në kurriz, me xhufkë; rrinte në vërat e murit të shtëpisë. Atë e ushqenin me ç’t’u ndodhej. Mbaj mend kur jesh i vogël që nëna e ushqente një gjarpër të tillë. Ai dilte nga një vërë muri dhe aty i vinin ushqim: bukë, djathë, lëngra etj. Hante pastaj futej përsëri në vërë.”
Shkëputur nga “Mitologjia Ndër Shqiptarë – Mark Tirta” /InforCulture.info
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…