<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

E vërteta e pakëndshme për pijet e gazuara

Besojmë se si deri tani keni dëgjuar që pijet e gazuara nuk janë shumë të mira për shëndetin.

Fatkeqësisht, gjërat janë shumë më keq se që do të kishit menduar.

Disa kritikë madje kanë shkuar aq larg sa që propozimin e kanë quajtur sulm fashist në liritë amerikane.

Pavarësisht asaj që mendoni për këtë debat, fakt është që pijet e gazuara kritikohen rregullisht si shprehi jashtëzakonisht e keqe ushqyese.

Fatkeqësisht, gjërat janë edhe më keq sesa që keni menduar.

Ja pse:

Pijet e gazuara dhe trashja

Rreth dy të tretat e amerikanëve të rritur dhe gjysma e evropianëve të rritur (këtu fatkeqësisht nuk jemi përjashtim as ne) janë mbipeshë ose të trashë.

Hulumtimi i kryer në Shkollën e Harvardit për shëndet publik ka treguar lidhjen e qartë në mes konsumimit të pijeve të gazuara dhe kilogramëve të tepërt.

Pijet e gazuara janë meritore për 7 për qind të të gjitha kalorive që i fusim në organizëm çdo ditë, çka është më shumë se çdo ushqim tjetër i vetëm.

Ato pije janë të stërmbushura me të ashtuquajtura “kalori boshe”, për ç’arsye ka mundësi të konsumohen sasi të kalorive të tilla në trup dhe ende të ndiheni të uritur.

Vetëm një kanoçe me pije të gazuar në ditë sjell deri shtatë kilogram më shumë gjatë një viti.

Pijet e gazuara dhe sëmundjet kronike

Pijet me gaz janë të stërmbushura me sheqer të lirë në formë të shurupit të misrit.

Vetëm një kanoçe përmban mesatarisht 12 lugë sheqer, çka është dyfish më shumë se sasia e rekomanduar e dozës totale në ditë për personat e rritur (ndërsa katër herë më shumë për fëmijët).

Për këtë arsye është mjaft shqetësuese që adoleshenti mesatar gjatë ditës konsumon madje 34 lugë sheqer, kryesisht përmes pijeve me gaz.

Pasi që pimë një pije të tillë, niveli i sheqerit në gjak papritmas rritet, çka me kohë pothuajse pashmangshëm çon deri te paraqitja e diabetit të tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe gjithnjë e më shumë ka dëshmi që shtohen shanset edhe për sëmundje të ndryshme të tumoreve.

Pijet e gazuara dhe shëndeti i eshtrave

Pavarësisht që kjo kryesisht nuk i brengos të rinjtë, është treguar që konsumimi i rritur i pijeve me gaz në të njëjtën kohë nënkupton reduktimin e konsumit të qumështit dhe produkteve të tij.

Qumështi përmban kalcium dhe proteina të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shëndetin e eshtrave.

Coca-Cola dhe pijet e ngjashme me gaz përmbajnë fosfate, mineralet të cilat mund të prishin vëllimin eshtëror nëse konsumohet më shumë se kalciumi.

Shumë pak qumësht në moshë të re është faktor i fuqishëm i rrezikut për osteoporozë në vitet e mëvonshme.

Pijet e gazuara dhe kariesi

Duke iu falënderuar gjithë vëmendjes që sot i kushtohet lidhjes në mes pijeve të gazuara dhe trashësisë rrallë flitet për ndikimin e tyre në dhëmbët tanë.

Përveç sheqerit, acidet në pijet e gazuara në mënyrë agresive shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve tanë.

Dhe derisa shumë ekspertë ende pohojnë se si një kanoçe me pije të gazuar kohë pas kohe nuk do ta dëmtojë askënd seriozisht, mënyra gjithnjë më e shpejtë e jetesës dhe shprehitë e këqija të ushqyerjes gjithsesi bëjnë thirrje për një brengosje më të madhe.

postbck postbck

Recent Posts

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

1 day ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

1 day ago

Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

    Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…

1 day ago

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

2 days ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

2 days ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

2 days ago