<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë i ndodhë trupit tuaj kur nuk pini mjaftueshëm ujë?

Nëse kaloni kohë në rrjetet sociale, ekziston mundësia të keni hasur në ekspertë të fitnesit të cilët iu këshillojnë rreth rëndësisë së konsumimit të mjaftueshëm të ujit, gjatë ditës.

Teksa e dimë se trupat tanë kanë nevojë për ujë për të funksionuar siç duhet dhe për të mbijetuar, gjithashtu duhet ta dini që nëse nuk po konsumoni sasi të mjaftueshme të ujit, duhet të keni kujdes nga një efekt anësor serioz, që është mënyra se si uji mund të ndikojë në gjendjen tuaj shpirtërore.

Kjo gjë është reale dhe është vërtetuar nga shkenca. Pirja e ujit lidhet shkencërisht me disponimin e njeriut, ju ndihmon të ndiheni të kthjellët, të vëmendshëm dhe në gjendje të mirë shpirtërore.

Përmes një studimi të fundit, hulumtuesit vlerësuan atë që ndodhi kur u kërkuan dy grupeve të njerëzve që të pinin sasi të ndryshme uji. Grupi i parë përbëhej nga persona që konsumonin sasi më të lartë të ujit, por të cilëve u kërkua ta ulin këtë dozë, ndërsa grupit të dytë iu kërkua ta shtojnë sasinë e ujit që e konsumojnë, ani pse ata zakonisht kishin pirë më pak ujë gjatë ditës.

Rezultatet e studimit treguan se gjendja shpirtërore u ndikua ndjeshëm, bazuar në marrjen e ujit për te dy grupet.

Ata persona që zakonisht kishin pirë më shumë ujë në momentin që u kërkua ta ulin sasinë e konsumimit, pësuan rënie të dukshme të kënaqësisë, qetësisë, emocioneve pozitive dhe vullnetit për të bërë aktivitete.

Ndërsa grupi i njerëzve që nuk ishin konsumues të mëdhenj të ujit, por të cilëve u kërkua të pinë më shumë ujë gjatë këtij eksperimenti, e përjetuan të kundërtën e këtyre ndjenjave. Ata pësuan rënie në lodhje, hutim, etje, si dhe iu përmirësua kualiteti i gjumit.

Mungesa e pirjes së sasisë të lartë të ujit gjithashtu lidhet me kokëdhimbjet, etjen, pagjumësinë dhe vështirësinë për t’u koncentruar.

Sa shumë ujë duhet të pini për një disponim të mirë?

Nëse i referohemi studimit, grupi i njerëzve që pësoi një përmirësim të dukshëm të humorit, konsumoi rreth 2.5 litra ujë në ditë, që është baraz me 10 gota ujë. Kurse grupi që nuk ndihej aq mirë dhe pësoi një rënie të humorit të tyre, piu vetëm 1 litër ujë gjatë ditës, që nuk është e mjaftueshme për një funksion të mirë të organizmit.

Gjithashtu e rëndësishme të theksohet se çdo trup i njeriut është i ndryshëm nga tjetri, dhe kështu ndryshon edhe sasia e ujit që ju nevojitet ta konsumoni në ditë. Një mënyrë e lehtë për të përcaktuar se sa ujë duhet të pini në ditë, është përmes një llogaritjeje të thjeshtë të peshës.

postbck postbck

Recent Posts

Para kafesë së parë në mëngjes duhet të bësh një gjë, një zakon që mund të bëjë një ndryshim të madh

    Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…

24 hours ago

Mos e injoroni këtë simptomë të këmbëve, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor

  Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…

24 hours ago

Kujdes me këto pije, konsumi i shpeshtë mund të rrisë rrezikun për zemrën

    Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…

1 day ago

A mund t’i dëmtojë vrapimi gjunjët? – Faktorët që duhet të dini

    Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…

1 day ago

Si ta kuptoni nëse keni kortizol të lartë – 10 shenja të stresit që e dëmtojnë trupin në heshtje

  Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…

1 day ago

Si i largoi ky baba 3 fëmijët nga tabletët?

    Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…

1 day ago