<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Gjeli i cili mbijetoi pa kokë plot 1 vit e gjysmë, ja si ndodhi!(Foto)

E quajtën Majk, doli në titujt e parë të gazetave dhe pronarët e tij u denoncuan për abuzim. Në Shtator 1945, një fermer nga Amerika preu kokën e një prej gjelave të tij të shumtë për drekë. Mbeti gjallë pas prerjes së kokës, siç bëjnë zakonisht gjelat për disa sekonda para se të ngordhin. Por ky nuk ngordhi. Kaluan disa orë, dhe gjeli vazhdoi të ecte, të përpiqej të çukiste dhe të këndonte ndërsa koka e tij ishte në dysheme. Spata kishte prerë laringun e brendshëm, një vesh dhe një pjesë të trurit. Si për mrekulli, asnjë arterie e madhe nuk u pre që të ngordhte nga gjakderdhja. Pronarët e kafshës së pafat, Lloyd dhe Clara Olsen, vendosën ta mbajnë gjallë dhe ta rrisin. E quajtën Majk dhe e ushqenin me shiringë dhe pikatore. Duhej t’i pastronin vazhdimisht ezofagun nga mbetjet e ushqimit dhe mukusit, sepse ajri e thante. I vendosnin lëng për sytë për të lagur ezofagun. Dy ditë pas incidentit, Majk u bë lajm. Fqinjët dhe vendas erdhën për të parë gjelin që mendonin se ishte mashtrim. Për ta parë, duhej t’u jepnin pronarëve birrë. “Duhet t’i kishe prerë kokën … përsëri”, i thanë fqinjët. Shumë shpejt i’u afrua një showman i quajtur C. M. Wade, i cili promovonte kafshë të çuditshme dhe përbindësha në cirk dhe karnavale. I bindi pronarët se do të merrnin fitime të mëdha nga Majk. Të papunë dhe në prag të pensionit, të dy pranuan dhe turnetë u provuan mjaft fitimprurës. Udhëtuan nëpër Kaliforni, Florida, Los Angeles, Atlanta, Chicago, Arizona dhe New York. U detyruan të dërgonin Majk te mjeku për t’i provuar botës se nuk ishte farsë. Mediat e quanin “Miracle Mike”. Më 22 Tetor 1945 u botua një artikull në gazetën LIFE ku shkruante për Majkun. Kjo provokoi reagim të ashpër nga lexuesit që besonin se pronarët e kishin shfrytëzuar dhe e torturonin duke e mbajtur të gjallë. Olsen mori shumë letra mbushur urrejtje që e shanin dhe kërcënonin. Njëra prej tyre i quajti nazistë. Në fund, Majk ngordhi kur u mbyt nga mukoza e tij. Pronarët e tij kishin harruar lëngun për sytë dhe shiringat në një shfaqje të mëparshme të Mike. Jetoi 18 muaj pa kokë. Ngordhja e tij ishte goditje e madhe financiare për pronarët. Me fitimet kishin blerë një traktor të ri dhe më shumë tokë që duhej ta shlyenin. Duke dashur të shmangte përgjegjësinë, Olsen tha që e kishte shitur ose që e kishin ngrënë kojotat në Arizona. Pak para vdekjes së tij, rrëfeu se Majk kishte ngordhur për shkak të tij. Në qytetin e vogël të Fruitita, Kolorado, ku ishte ferma, ngritën një statujë të vogël të një gjeli pa kokë. Çdo vit në zonë zhvillohet një festival në përkujtim të tij, ku njerëz nga e gjithë bota mblidhen së bashku me gjelat e tyre dhe marrin pjesë në gara të vogla. K.E

postbck postbck

Recent Posts

Pse krijohen kalcifikimet dhe në cilat pjesë të trupit shfaqen më shpesh

Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…

6 hours ago

Disa rregulla për kafshët në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…

7 hours ago

​37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…

7 hours ago

23 marsi 1989, dita kur Kosoves iu hoq autonomia me vote ne Kuvend

Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…

7 hours ago

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

1 day ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

2 days ago