Gati se secili nga ne ka ndëgjuar,e shumë nga të paret tanë e kanë edhe prejardhjen nga atje, se ka egzistuar një krahinë shqiptare,e cila edhe sot egziston por se tanimë plotësisht e asimiluar,e përndjekur dhe shkombtarizuar dhe e shndrruar në krahinë serbe!Ka qenë viti 1877 kur kjo krahinë është riokupuar nga ushtria serbe.Pas kësaj date ka filluar eksodi dhe përndjekja dhe shkaterrimi sistematik i elementit etnik e kulturor,shqiptarë nga ato anë.
Se elementi shqiptarë ka qenë dominant në ato anë deri më atë vit famëkeq,dëshmonse në ato anë edhe sot e kësaj dite kanë ngelë elemente toponimie shqiptare si :
Komuna Zhitoraqa:vendi i quajtur çuka e Gllashines/Gllasinska cuka.
Komuna Bllaca:Alabana,Gergura
Prokuple:Kongjel,etj.
etj.
Si dhe mbiemrat e vendeve nga kanë ardhur e të trashëguar nga pasardhësit anë e kënd Kosovës.
-Por edhe kjo pjesë shkrimi nxjerrë nga libri „Srbija – opis zemlje, naroda i države” (Serbija-përshkrim i vendit,popullit,dhe shtetit) botuar më 1887,dëshmon shumë.Ku për Toplicen është shkruar kjo:
Origjinali në serbisht:
„….. Tako je u njoj sve do pred rata za nezavisnost Srbije stanovništvo bilo gotovo skroz arnautsko. No pošto Novi Krajevi pripadoše Srbiji, Arnauti se, nešto voljno, a nešto i silom bez malo svi iseliše koje u Kosovo koje u okolinu mu. Tako Toplica opuste na novo, i u nju navališe naseljavati se tada Srbi iz svih susednih srpskih zemalja, iz njihovih krševitih i siromašnih predela…”
Prokuplje, na albanskom Urćuv-b, oslobođeno je 6. decembra 1877. godine. Toplički okrug doneo je Srbiji 3679 km2 zemlje…”
Përkthim shqip:
„…..Kështu që në të (Toplicë)deri para luftës për pavarsinë e Serbise,popullësia ka qenë arnautsko (v.j shqiptare*).Por meqë këto anë të reja i takuan srbise,Arnautet,pak me dëshirë e diçka me dhunë (v.j.S’kish deshirë aty vetëm dhunë)të gjithë u shpërngulën.Dikush në Kosovë e dikush në rrethinë të sajë.kështu Toplica e nisi nga fillimi,dhe në të u turrën për ta populluar serb nga të gjitha tokat serbe fqinje,Nga viset e tyre të shkreta dhe të varfëra…”
”Prokuple,në shqip Urquv-b,është çliruar (robruar,v.j.) më 6.dhjetor 1877.Rrethi i Toplices i ka sjellur Serbise 3679 km2 tokë…”
//Xhelil Arifi/
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…
Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…
Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…