Xhelil ARIFI
___________
Është e njohur çika sanxhakase Amina Nurovic,e cila nuk përton që për çdo ditë të vetme ta përmendë se ajo është e lumtur dhe krenare se e ka kuptua që paraardhësit e saj ishin shqiptar dhe se ajo vetë ndjehet dhe ashtë shqiptare pavarësisht se ajo flet dhe është quajtur Boshnjake.
Përveç kësaj ajo sjell edhe dëshmi interesante nga jeta e shqiptarëve të shkombtarizuar nga Sanxhaku si dhe nga e kaluara e tyre.
Ajo në faqen e saj ka postuar një shkrim interesant ku flet për heronjtë shqiptar të cilët kanë rënë në luften për mbrojtjen e Sanxhakut nga invazioni/pushtimi Çetnik.
Kësaj radhe ajo shkruan për një rast unik që ndoshta vlenë vetëm për ne shqiptarët të cilët e duam shqipërinë tonë etnike ashtu siq është pa ngjyrime fetare.Ajo shkruan për Tush Paloken i cili ka luftuar për mbrojtjen e Sanxhakut:
“Më vjen keq që aq pak dihet për vëllëzërit katolikë të cilët kanë mbrojtur Sanxhakun nga Çetnikët,po pasiqë unë jamë ajo të cilës i intereson shumë ajo periudhë dhe secili shqiptar i imi i cili ka mbrojtë Sanxhakun,kam ardhur deri te e dhëna për njeriun ,heroin i cili ka mbrojtur Pazarin,fjala është për Tush Palokajn shqiptarin e besimit katolik të cilit nuk i ka interesuar feja (edhe pse e dinte se në Sanxhak janë 90 përqind musliman) ai ka ardhur për të mbrojtur vëllëzërit dhe motrat e tij në emër të kombit tonë shqiptar.Tush Palokaj ishte komandant i të gjithë shqiptarëve nga pjesa ma e madhe e Dukagjinit ,posaqërisht e shqipëtarëve nga Istogu dhe Gurrakoci për ta mbrojtë Sanxhakun,posaqërisht N.Pazarin”
Amina N.
INT
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…
Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…
Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë.Kjo…
Në Dibër, historia nuk është shkruar vetëm në libra – është ruajtur në këngë.…
Kur hanë një portokall, shumë njerëz heqin shtresën e bardhë nën lëkurë, të…
Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, e administruar së bashku me një ilaç…