Gjendet në pije me sheqer, ëmbëlsira dhe ushqime të përpunuara dhe përdoret gjerësisht në prodhimin e ushqimit, fruktoza, kur përdoret në sasi të mëdha në dietë, mund të ndalojë sistemin imunitar që të funksionojnë si duhet, në mënyra që, deri më tani, ishin kryesisht të panjohura, sipas një studimi nga Universiteti i Sëansea-s, i botuar në “Nature Communications”.
Ajo stimulon inflamacionin në sistemin imunitar dhe ky proces bën që të prodhohen molekula më reaktive bashkëshoqëruese të inflamacionit.
Kjo gjë mund të dëmtojë qelizat dhe indet dhe të kontribuojë që organet dhe sistemet e trupit të mos funksionojnë siç duhet duke çuar në sëmundje.
Marrja e fruktozës në sasi të rëndësishme shoqërohet me mbipeshë, diabet të Tipit 2 dhe sëmundje yndyrore joalkoolike të mëlçisë.
Sidoqoftë, kuptimi i ndikimit të këtij lloj sheqeri në sistemin imunitar të njerëzve, të cilët e konsumojnë atë në nivele të larta, deri më tani ka qenë i kufizuar.
Hulumtimi çon, gjithashtu, në një kuptim më të madh të mekanizmave me të cilët fruktoza mund të lidhet pikërisht me diabetin dhe mbipeshën, sepse inflamacioni me intensitet të ulët lidhet me këto dy gjendje, veçanërisht me peshën e tepërt.
SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…
Nga Albert Vataj Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë…
Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…
Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…
JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…
BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…