Sabit IDRIZI
KULLA E JASHARËVE
Kjo kullë nuk është prej guri
Ja shikojeni
Sa mrekullueshëm rrezaton dromca të shkëputura ëndrrash
Nga thellësitë e shekujve të rebeluar
Që vijnë e treten përulësisht në këtë dashuri
Se përndryshe njerëzit e saj
Kurrë nuk do të dinin aq bukur të na e mësonin
Artin e fluturimit deri në amshim
Përmes rrufeve të zjarrta
Në derën e saj nuk trokitet
Në të hyhet përmes Dashurisë së Madhe
E nuk dilet kurrë
Se vetëm këtu mund të tregohet përralla më e gjatë për dashurinë
Se vetëm këtu mund të shihet ëndrra më e bukur për ardhmërinë
Që kuptimësohet e merr trajtë LIRIE
Përmes kujtimit të atyre
Që përherë rrezatojnë madhështi flijimi
Nga Froni i Shenjtë i Amshimit
Sabit IDRIZI (Mars 1998) /InforCulture.info
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…