Nëse e pasuroni me lëng limoni, uji do të ketë më shumë alkalinë. Që do të thotë se sistemi tretës do të përfitojë më shumë prej tij. Limoni nxit çlirimin e bikarbonatit të sodiumit në zorrën e vogël duke nxitur tretjen. Uji me limon ju mban të hidratuar dhe përmirëson funksionet e muskujve dhe tretjen. Athtësia e limonit nxit edhe prodhimin e lëngjeve tretëse dhe qarkullimin e tyre.
Përse janë limonët kaq të veçantë?
Limonët kanë një shije të mirë por janë edhe një burim i shkëlqyer i vitaminës C, polifenolëve, antioksidantëve e të tjerë. Për më tepër, antioksidantët kurojnë organizmin nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira. Pirja e ujit me limon që në mëngjes i jep trupit antioksidantët e nevojshëm për rigjallërimin e lëkurës dhe freskinë e saj.
Përse duhet të pini ujë me limon në mëngjes?
Uji me limon të bën mirë në çdo orë të ditës. Por mëngjesi ka më shumë rëndësi, më shumë për shkak të ujit se limonit. Pirja e një gote me ujë në mëngjes ka efekt hidratues pas një nate në gjumë dhe zbut urinë. Ekspertët thonë se trupi në mëngjes është tërësisht i dehidratuar. Duke e nisur ditën me një gotë me ujë me limon, trupi furnizohet me ushqyesit e nevojshëm që e pastrojnë dhe e hidratojnë që në fillim. Nëse i zëvëndësoni pijet e ëmbëlsuara ose ato me kafeinë me ujë me limon atëherë do të përfitoni më pak kalori dhe më shumë ushqyes të dobishëm. Kjo është një strategji fitimprurëse për trupin dhe trurin./
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…