Parlamenti I Parë I Shqiptarëve”, 577 Vite Nga Kuvendi I Lezhës
Si sot 577 vjet më parë u mbajt njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, Besëlidhja e Lezhës, e njohur edhe si “Lidhja Shqiptare e Lezhës”, Kuvendi i Lezhës, apo Liga e Princërve Shqiptarë.
Besëlidhja e Lezhës u mblodh më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës, në Lezhë. Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë principatave të vendeve të Ballkanit e më gjerë të njohura si toka të Perandorisë së Bizantit.
Princërit më të dëgjuar që morën pjesë ishin: Gjergj Arianiti; Andrea Topia (Thopia), Stërnip i Karol Thopisë, princ i krahinës midis Krujës dhe Durrësit, i shoqëruar nga dy djemtë e tij dhe nga i nipi Tanush Topia; Teodor Korona Muzaka, princ i Beratit dhe disa princër të tjerë të Myzeqesë; Gjergj Stres Balsha, princ i krahinës midis Krujës dhe Lezhës; Pal dhe Nikollë Dukagjini, principata e të cilëve zgjatej nga Drini në Kosovë gjer në kufi të Serbisë; Lek Zaharia Altisferi, princ i Danjës; Pjetër Spani, princ i Malësive të Shoshit e të Shalës i shoqëruar nga të katër djemtë e tij; Lek Dushmani, princ i Zadrimës; Stefan Çernojeviçi, princ i Malit të Zi.
Veç këtyre u mblodhën në Kuvend edhe përfaqësues të republikës së Venedikut si vëzhgues.
Krijimi i një Besëlidhje mbarëshqiptare ishte bërë mbi principe të gjuhës, dokeve dhe traditave të veçanta, në krye me Skënderbeun.
Marin Barleti, në librin e tij “ Histori e Skënderbeut” vlerëson shumë këtë vendim të peshuar të Kastriotit për thirrjen e Kuvendit në Lezhë, për të cilin shkruan:
“Edhe në të zgjedhurit e vendit, Skënderbeu veproi me po atë urtësi e maturi. Kështu, që të mos i linte përshtypjen se kujdesej më fort për nderin e vet, se të të tjerëve dhe që të mos mbetej asnjë shteg për dyshime, nuk i thirri princërit në Krujë. Por ai nuk i thirri as në Apoloni, as në Denjë, as në Zhabjak, apo në ndonjë qytet tjetër të Epirit, me qëllim që t’mos linte për të tjerët ndonjë arsye zilie apo bishtimi, sepse ka njerëz që gjërat e veta i ngrejnë më shumë se të tjerëve; prandaj dhe ata, duke i çmuar vendet e veta jo më pak, por më tepër të denjat, me siguri që ose do të tërhiqeshin me zor në vendet e të tjerëve, ose nuk do të pranonin të vinin fare. Në një largësi prej pak më shumë se 22000 hapash nga Kruja dhe ndërmjet kësaj e Shkodrës, ndodhet qyteti i Lissos, të cilin me një emër më të zakonshëm e quajnë Alessumin ( Lezha). Këtu u pa e udhës që të bëhej mbledhje edhe për shkak se vendi ishte vetiu i përshtatshëm, edhe për arsye se ndodhej nën sundimin venedikas, që e pëlqenin dhe e kishin fort për zemër të gjithë princat.’’
Vendimi më i rëndësishëm i Kuvendit të fisnikëve shqiptarë që u mor në Lezhë, me 2 mars 1444 nga kuvendarët, ishte bashkimi i shqiptarëve në formën e një besëlidhjeje politike ndërmjet zotruesëve të lirë dhe fisnikëve të tjerë të vendit, që u njoh me emrin Beslidhja Shqiptare e Lezhës. Si kryetar i Lidhjes u zgjodh njëzëri me brohoritje Skendërbeu. Për këtë vendim, le të lëmë të flasë Barleti: “Me t’i dhënë fund fjalës Skendërbeu, princërit të gjithë u drejtuan nga ai dhe duke ia miratuar njëgojë dhe me zë të qartë mendimin, po e lavdronin fort dhe po e ngrinin në qiell si shpëtimtarin e lirisë e të gjithë lavdisë. Dhe kështu, pasi ia lanë atij të gjithë me radhë e vullnet të lirë dhe ia kaluan gadi si me dorë pushtetin, popujt, ushtritë dhe pasi ia besuan drejtimin suprem të të gjithë gjendjes e kujdesin e luftës, e zgjodhen kryetar e kapedan të tyre të vetëm.”(Bar.|H. Skend.”b. 2005 f.55)
Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për…
Ekspertë të ushqyerjes së shëndetshme e kanë cilësuar lëngun e mishit si një eliksir…
Hudhra është një ushqimet më mirëbërëse për organizmin. Përdorimi i saj i rregullt çdo…
𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢 𝐢 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚𝐥𝐥𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë 𝐧ë 𝐡𝐚𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐥𝐟𝐚𝐛𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐛𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐮𝐡ë𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞” 🇦🇱 📚…
Sot është Dita Kombëtare e Alfabetit, ku do të prezantohet drafti i fjalorit të rinovuar…
RETROSPEKTIVË: Pamje të rralla nga Rugova, në vitin 1961 (Video) https://www.facebook.com/watch/?v=550225794417404&rdid=2l0cmv6oLgz5kHUY