Turner Classical Movies, në SHBA, ka një programacion në të cilin shfaq filmat më të mirë klasikë në të gjithë botën, të krijuar deri në fillim të viteve 80′. Mbrëmjen e djeshme ka transmetuar në orën 21.15, një nga filmat më të njohur të regjisores Xhanfise Keko dhe të kinemasë shqiptare, “Tomka dhe shokët e tij”.
Vendosja e këtij filmi në këtë program, e cilëson autoren Xhanfise Keko si nga më të mirat e historisë së kinemasë, duke e vendosur këtë film pranë audiencës botërore. Para se të arrinte deri këtu, ky film ka korrur dhe shumë suksese të tjera si: restaurimi nga Libraria e Kongresit Amerikan në Washington; u shfaq si premierë në British Film Institute dhe Lincoln Center, duke vazhduar me turin e gjatë të shfaqjes në 11 qytete në Britaninë e Madhe si pjesë e programit “Kinemaja e fëmijërisë”, dhe më pas atributet e veçanta dedikuar regjisores Xhanfise Keko nga Danish Film Institute në 2018 dhe Vienna Film Museum në 2019, duke e bërë atë autoren më të vlerësuar në historinë e kinemasë shqiptare.
Shfaqja e këtij filmi në televizionin prestigjioz amerikan është një krenari jo vetëm për autoren e filmit, por për të gjithë Shqipërinë.
Nga: Tahir N. Dizdari (1900–1972), orientalist dhe folklorist Përshkruaj disi me detaje si u shtronte…
SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…
Nga Albert Vataj Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë…
Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…
Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…
JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…