Haxhi MEHMETAJ
Sipas mitologjisë antike Erosi më së shpeshti konsiderohej si biri hyjneshës së bukurisë Afërditës dhe i hyjit të luftës Aresit. Adhurohej si hyjni i dashurisë, epsheve dhe plleshmerisë. Zakonisht paraqitej si djalosh i bukur, më flatra, i armatosur me hark të artë e shigjeta të dashurisë, në shoqëri me Afërditën. Më shigjetat e tij godiste hyjnitë dhe njerëzit duke nxitur pasionin e dashurisë. Erosi i Ulpianës i takon shek. II/III pas Krishtit. Ai ka ngjashmëri më figurën e Erosit të zbuluar në qytetin antik Pula të Kroacisë. Ndodhet në Beograd së bashku më thesarin arkeologjik dhe etnologjik të Kosovës, ku është dërguar në vitin 1998.
Në mesin e veprave të rralla të artit të periudhës se antikitetit benë pjesë edhe një skulpture mermeri e zbuluar në vitet 60 – ta të shekullit XX. Skulptura u zbulua gjatë kërkimeve arkeologjike në Memorien verore të qytetit antik Ulpiana, në rrënojat e një vile luksoze (vila suburbana). Paraqet kokën hyjit Eros (Amor), të thyer në anën e poshtme, të lartë 15,7cm, e cila do të ketë qenë pjesë e një tërësie të portretit të hyjit, të cilës i mungon trupi ose do të ketë qenë pjesë e një kompozicioni skulptural.
Erosi është paraqitur si djalosh i bukur, i zenë në gjumë, më sy të mbyllur, faqe të plota dhe flokë të gjata kaçurrele, të ndara në mesin e kokës. Ai Konsiderohej si hyjni i zanafillës. Sipas Hesiodit Erosi lindi nga Kaosi së bashku me Gjeen (tokën) dhe Tartarin (pjesa me e erret e nëntokës). Aristofani e bie si krijesë të lindur nga veja e ngjizur me bashkimin e Natës dhe të Errësirës.
Ndërsa sipas mitologjisë antike Erosi më së shpeshti konsiderohej si biri i hyjneshës së bukurisë Afërditës dhe i hyjit të luftës Aresit. Adhurohej si hyjni i dashurisë, epsheve dhe plleshmerisë. Zakonisht paraqitej si djalosh i bukur, më flatra, i armatosur me hark të artë e shigjeta të dashurisë, në shoqëri me Afërditën. Më shigjetat e tij godiste hyjnitë dhe njerëzit duke nxitur pasionin e dashurisë. Zbulimi i skulpturës së Erosit në Ulpianë dëshmon që kulti i tij adhurohej edhe në Dardani.
Erosi i Ulpianës i takon shek. II/III pas Krishtit. Ai ka ngjashmëri më figurën e Erosit të zbuluar në qytetin antik Pula të Kroacisë.
Koka e Erosit të Ulpianës (Dizajni: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.com
Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…
Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…
Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…
Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…
Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…
Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…