<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Nëse vuani nga stomaku –A duhet të pini qumësht apo jo

Ulçera e stomakut nuk është një problem që shërohet vetë, megjithatë ka disa ushqime që lehtësojnë dhimbjet

I tillë është rasti i qumështit, i cili është qetësues në rast se dhimbjet e ulçerës janë më të forta kur stomaku është bosh.

Çfarë Është Ulçera Peptike

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ulçera peptike ka të bëjë me një pezmatimtë shtresës së stomakut ose pjesës së parë të zorrës së hollë.

Ajo dhemb shumë sidomos kur stomaku është bosh.

Simptoma të tjera të ulçerës përfshijnë:https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=133&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Fryrje,

Urth,

Të vjella,

Rënie në peshë.

Një nga shkaktarët kryesorë të ulçerës është prishja e ekuilibrave të lëngjeve gastrikë si pasojë e një infeksioni.

Ky i fundit shkaktohet nga një bakter i quajtur H.pylori.

Shkaktarë të tjerë janë medikamentet si: aspirina, ibuprofeni e të tjerë.

Kafeina dhe alkoli janë produkte që përkeqësojnë simptomat e ulçerës.

Qumështi Kundër Dhimbjeve të Ulçerës

Prej shumë vitesh, njerëzit që kanë vuajtur nga ulçera peptike kanë besuar se qumështi jo vetëm që qetëson stomakun por edhe mund të shërojë ulçerën.

Kjo nuk është e vërtetë, të paktën jo gjithmonë.

Qumështi mund të ndihmojë për pak minuta por ai stimulon prodhimin e acidit hidroklorik dhe mund të përkeqësojë ulçerën.

Kjo nuk do të thotë se qumështi duhet shmangur plotësisht.

Ekspertët thonë se një ose dy filxhanë çaji me qumësht në ditë janë plotësisht të sigurta.

Megjithatë idea e të pirit më shumë qumësht për të shëruar ulçerën është e gabuar.

Ushqimet Që Irritojnë Ulçerën

Ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë heqjen dorë nga kafeja, çaji, pijet e gazuara, çokollata, alkoli dhe lëngjet e frutave deri se ulçera të shërohet.

Në disa raste, njerëzit ndihen më mirë nëse konsumojnë më pak hudhër, piper të zi dhe spec djegës.

Një tjetër metodë efikase për zbutjen e dhimbjeve është eliminimi i ngrënies mes vakteve.

Një gjë e tillë ul sasinë e aciditetit të prodhuar nga stomaku dhe rrjedhimisht dhimbjet.

postbck postbck

Recent Posts

Para kafesë së parë në mëngjes duhet të bësh një gjë, një zakon që mund të bëjë një ndryshim të madh

    Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…

1 day ago

Mos e injoroni këtë simptomë të këmbëve, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor

  Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…

1 day ago

Kujdes me këto pije, konsumi i shpeshtë mund të rrisë rrezikun për zemrën

    Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…

1 day ago

A mund t’i dëmtojë vrapimi gjunjët? – Faktorët që duhet të dini

    Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…

1 day ago

Si ta kuptoni nëse keni kortizol të lartë – 10 shenja të stresit që e dëmtojnë trupin në heshtje

  Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…

1 day ago

Si i largoi ky baba 3 fëmijët nga tabletët?

    Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…

1 day ago