Një listë me udhëheqës politikë të Shekullit XX, që janë përgjegjës për vrasjen e miliona njerëzve është botuar para pak kohësh nda Daily Mail.
Në krye të listës është diktatori kinez Mao Ce Dun. Ky lider ushtarak dhe burrështetas, i cili në Kinë konsiderohet si heroi më i madh kombëtar në histori, është shkaktar për vdekjen e 60 milionë njerëzve.
Në vendin e dytë është diktatori sovjetik Josif Vissarionovich Dzhugashvili Stalin, që është përgjegjës për vrasjen e 40 milionë njerëzve.
Në vendin e tretë është Adolf Hitleri, udhëheqësi i Partisë Naziste gjermane, i cili është përgjegjëse për vdekjen e 30 milionë njerëzve.
Mbreti belg, Leopoldi II, i cili cilësohet përgjegjës për vdekjen e tetë milionë njerëzve në koloninë e Kongos, zë vendin e katërt, teksa diktatori ushtarak japonez Hideki Tojo, të cilit i atribuohet faji për vdekjen e pesë milionë njerëzve, gjendet në vendin e pestë.
Në të gjashtin është Ismail Enver Pasha, me origjinë shqiptare, i cili është përgjegjës për vrasjen e dy milionë armenëve dhe asirianëve.
Në këtë listë të vrasësve janë edhe Pol Poti, udhëheqës i Kmerëve të Kuq në Kamboxhia, diktatori i Koresë së Veriut – Kim Il Sung, marksisti etiopian Mengistu Haile Mariam, nigeriani Yakubu Gowon, diktatori irakian Saddam Hussein, ish-diktatori i Ugandës – Idi Amin, udhëheqësi fashist Benito Musolini dhe ai spanjoll Francisco Franco.
Tito i Jugosllavisë gjendet në vendin 13, përgjegjës për vrasjen e 570 mijë njerëzve. /voal.ch
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…