Pak para prishjes së rusëve me jugosllavët, Kremlini po shestonte seriozisht idenë e futjes së Shqipërisë nën Jugosllavi.
Këtë e thoshte vetë udhëheqësi sovjektik Stalin në një bisedë të afërt me Milovan Gjilasin, shkruan Konica.al.
Ky i fundit ishte një figurat më të shquara të komunizmit jugosllav pas Luftës së Dytë Botërore, por më vonë, ai u bë një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Titos, dhe për këtë arsye edhe u burgos. Në janar të vitit 1948, Gjilasi u dërgua në Moskë për të negociuar me Stalinin.
Kjo përvojë u shtjellua në librin e tij ‘Biseda me Stalinin’, në të cilën dritësohet edhe qëndrimi i asokohshëm rus për Shqipërinë.
Gjilasi, sikundër e pranon në librin e tij, ishte nemitur nga mujsharia e Stalinit për të aneksuar me çdo kusht Shqipërinë, duke iu thënë jugosllavëve pa ekuivoke ‘Gëlltiteni’.
Në anën tjetër, politikani malazez ishte rropatur që bashkimin e Shqipërisë dhe Jugosllavisë ta shihte në dritën e zgjidhjes së problemit shqiptar në Jugosllavi: sipas tij, shqiptarët do të bashkoheshin në një republikë të përveçme, dhe kjo do t’i jepte fund ngatërresave tradicionale mes shqiptarëve dhe serbëve.
Portali Konica.al sjell një fragment nga libri i Gjilasit:
Si zakonisht, rreth orës nëntë të mbrëmjes ata më morën mua në Kremlin, në zyrën e Stalinit. Aty ishin mbledhur Stalini, Molotovi dhe Zhdanovi. Ky i fundit, siç më ishte njohur mua, kishte detyrë në Politbyro për mbajtjen e marrëdhënieve me partitë e huaja.
Pas përshëndetjeve të zakonshme, Stalini sakaq iu kthye punës: ‘Anëtarët e Komitetit Qëndror në Shqipëri po e vrasin vetën për ty! Kjo është shumë e papërshtatshme, shumë e papërshtatshme”.
Fillova të shpjegohesha: Naku Spiru ishte kundër lidhjes së Shqipërisë me Jugosllavinë; ai e ka mbyllur vetën në Komitetin e tij qendror. Nuk kisha mbaruar kur, për habinë time, Stalini tha: “Ne nuk kemi ndonjë interes të veçantë në Shqipëri. Ne pajtohemi që Jugosllavia ta gëlltis Shqipërinë!…”. Në këtë çast ai mblodhi gishtërinjtë e dorës së djathtë, dhe, duke i avitur te goja e tij, bëri një lëvizje sikur donte t’i kapërdinte ata.
Unë u çudita, thuajse u stepa nga mënyra e Stailnit për të shprehur veten dhe nga gjesti i kapërdirjes, por nuk e di nëse kjo ishte e vërejtshme në fytyrën time, për shkak se provova të bëja shaka me të dhe ta cilësoja këtë si një mënyrë të rëndomtë drastike dhe piktoreske të të shprehurit të Stalinit. Sërish i shpjegova: ‘Nuk është çështje e gëlltitjes, por e bashkimit!”.
Këtu Mollotovi ndërhyu: ‘Por kjo është gëlltitje!’
Dhe Stalini shtoi, rishtas me një gjest të tij: “Po, po. Gëlltitje! Ne pajtohemi me ju: ju duhet ta gëlltisni Shqipërinë – sa më shpejt, aq më mirë”.
Pavarësisht mënyrës së të shprehurit, e gjithë atmosfera ishte e përzemërt dhe më shumë sesa miqësore.
Unë iu qasa bashkimit me Shqipërinë me motive të sinqerta, dhe kuptohet, revolucionare. Unë konsideroja, siç bënin edhe të tjerët, se bashkimi, me një marrëveshje vërtetë vullnetare me krerët shqiptarë, nuk do të ishte vetëm me vlerë të drejtpërdrejtë për Jugosllavinë dhe Shqipërinë, por do t’i jepte fund njëherë e mirë intolerancës tradicionale dhe konfliktit midis serbëve dhe shqiptarëve. Me rëndësi të veçantë, sipas mendimit tim, ishte fakti që do ta bënte të mundshëm amalgamimin e pakicës tonë të numërt dhe kompakte me Shqipërinë si republikë e përveçme në Federatën jugosllavo-shqiptare. Çfarëdo zgjidhje tjetër e problemit të pakicës kombëtare shqiptare më dukej jopraktike, sepse dhënia e drejtpërdrejtë e territoreve jugosllave të banuara nga shqiptarët do t’i jepte nxitje rritjes së rezistencës së pakontrolluar brenda vetë Partisë Komuniste Jugosllave.
Unë kisha për Shqipërinë dhe shqiptarët një prirje të veçantë që veçse përforconte idealizmin e motivimeve të mia: shqiptarët, sidomos ata në veri, për nga mendësia dhe mënyra e rrnesës janë të njëjtë me malazezët prej të cilëve unë rrjedhi, dhe vitaliteti dhe vendosmëria për të mbrojtur pavarësinë e tyre nuk ka shoqe në historinë njerëzore.
© Salih Mehmeti | Konica.al
Burimi:
Milovan Djilas, Conversations With Stalin (New York: Harcourt, Brace & World, Inc., 1962, ff.143-144.
Përzierja e disa ilaçeve të caktuara kundër dhimbjes nuk rekomandohet as nga mjekët dhe…
A keni kujtuar ndonjëherë diçka me siguri të plotë, për ta zbuluar më vonë se…
Gratë shqiptare kanë luajtur një rol vendimtar në historinë e kombit tonë, duke u…
Himni i flamurit që shkroi Çabej, në konkursin e vitit 1937: Atje lidhet besa e…
Është e dëshmuar se për 500 vite, shqiptarët kanë qenë pjesë integrale dhe e pandarë…
Mbretëresha Teuta e Ilirisë dhe ushtria e saj pirate, sunduan Detin Adriatik në lashtësi dhe…