<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë dalloi Edith Durham në Shqipërinë e Jugut

 Ishte një natë e kthjellët, me yje dhe shumë e ftohtë. u përshëndeta me të gjithë miqtë dhe u nisa për udhë me të njëjtën karrocë me katër kuaj…. Rruga ishte shumë e keqe dhe mezi dremita deri në orën 6:00 të mëngjesit

Në nëntë e gjysmë, me rrapëllimë hymë në Kolonjë (Ersekë), që është një grumbull shtëpish të vogla të vendosura mbi një pllajë të qarkuar me male të zhveshura

Karrocieri, një bullgar, më dha të kuptoja se duhej të pushonim për nja dy orë dhe më zbriti në një han të shkretë. Hanxhiu më çoi lart në një kthinë të ftohtë e pa asnjë orendi, që në këto hane mbahet si dhomë e rehatshme. Në han flitej vetëm shqip. Mua më përkthente yzbashi (nëpunës i vogël i fshatit). Kajmekani më ftoi në shtëpi të tij, ku kishte zjarr dhe ndiheshe rehat

Kolonja është krejt myslimane dhe s’ka më shumë se 100 shtëpi

Vazhduam rrugën nëpër një zonë të ashpër e të shkretë me shkëmbinj të murmë, pothuaj të pabanuar
Në njërën anë ngrihej e pushtonte qiellin si një mur i bardhë gjigant e i pakapërcyeshëm një mal i veshur me dëborë. Në një shpat të tij varej Leskoviku i vogël shkëmbor

Leskoviku është një qytet i vogël, i ndërtuar mbi shkëmb dhe ngjan shumë fshatrat e Uellsit Verior, por shumë i pastër dhe i rregullt dhe shumica e banorëve janë myslimanë bektashinj.

Qyteti eksporton pastërma, mish deleje mali dhe importon pothuaj gjithë drithin. Atë pak tokë që kanë, leskoviqarët e punojnë mire.

Përmetarët kishin respekt për Kolonjën dhe akoma kujtonin ditën kur njëzët vjet të shkuara, nga malet pat zbritur një çetë e pati rrëmbyer një vashë myslimane. Lufta kishte qenë e ashpër, madje kishin luftuar edhe në lumë (asokohe s’kishte urë) e ishin mbytur disa luftëtarë.

“Brengat e Ballkanit”, Edith Durham

postbck postbck

Recent Posts

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues që duhet të jetë ALARM për të rriturit

OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…

5 hours ago

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

1 day ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

1 day ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

1 day ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

1 day ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

1 day ago