<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Tenori i parë, zëri i të cilit u regjistrua në pllaka gramafoni

Gati një shekull pas vdekjes, tenori italian Enriko Karuzo vijon të mbetet një ndër zërat më të mëdhenj operistikë. Në një mënyrë a një tjetër, emri i tij arriti t’u përvidhej sallave për të pushtuar botën dhe të shndërrohej në yllin ndërkombëtar të operas.

Në vitin 1996, gazeta amerikane “The Washington Post” botoi një sondazh mbi personalitetet më të shquara të mijëvjeçarit, një listë e gjatë me emra prestigjiozë, mes së cilës ndodheshin vetëm dy italianë: Mikelanxhelo dhe Enriko Karuzo. Ishte habi e madhe, se si emri i tij, që vinte nga një zhanër elitar, përfshihej në atë listë.  Pothuajse një shekull pas vdekjes së tij, emri i tenorit Enriko Karuzo është gdhendur në kujtesën kolektive. Reputacioni i tij i ka tejkaluar sferat e ethshme të botës së operës./Konica.al

Një tenor legjendar

Para së gjithash Enriko Karuzo ishte një zë. Lindur në Napoli, më 27 shkurt 1873, djaloshi Erriko (nën këshillimin e profesorëve të këngës ai do të ndryshonte emrin) u magjeps nga muzika që në moshën 10-vjeçare, më konkretisht nga kënga. Ra shpejt në sy për cilësitë e jashtëzakonshme vokale, tenori kaloi gati një dekadë duke punuar zërin, për të kaluar nga tenor lirik ose “spinto” në tenor dramatik ose “robusto”, i përshtatur në mënyrë të përkryer me stilin e shfaqjes së operës, verismo, që favorizon më tepër oratorinë dhe shprehjen e pastër sesa mënyrën elegante të bel-canto të shekullit XIX. Përpos kësaj, Karuzo gëzonte edhe avantazhin fizik, një gojë të gjerë dhe korda vokale më të gjata se normalja, një dukuri fiziologjike e konfirmuar në atë kohë nga kirurgu anglez William Lloyd, mjek dhe specialist i fytit për Karuzon. Përvojat e para të Enriko Karuzos me profesorin Guglielmo Vergine (të cilin, ai e takon në vitin 1891 falë baritonit Eduardo Messiani) do lënë gjurmët e veta në formësimin e “legjendarit Karuzo”, megjithëse vendimtare do ishin këshillat, në 1896, të shefit të orkestrës dhe mësuesit të këngës Vincenzo Lombardi, që do t’i akordojnë tenorit të ri arritjen e përsosmërisë vokale.

Një tenor me nuhatje të hollë

Tashmë i famshëm në fillim të shekullit XX, fati i Enriko Karuzos do të vuloset vërtet në vitin 1902, kur, në një dhomë të Hotel “Grand” në Milano, ai do regjistronte 10 këngë me Fred Gaisberg, drejtorin amerikan të kompanisë “Gramophone” në Londër. Me gjithë tarifën 100 paundëshe të vlerësuar të tepruar nga drejtori (“harrojeni regjistrimin” njofton telegrami nga Londra), Gaisberg vendos ta regjistrojë zërin e Karuzos: një zgjedhje vendimtare në industrinë e re të shitjes së gramafonëve. Karuzo ishte tenori i parë, zëri i të cilit u regjistrua në pllaka gramafoni.

Nga futja në tregti në fillim të shekullit, gramafoni shndërrohet në objektin thelbësor të përditshëm, ai gjendet në sallone, në të gjitha shtresat. Zëri i Karuzos dëgjohet në miliona shtëpi, me një audiencë ndërkombëtare shumë më të larmishme se audienca e rregullt e operave. Atëbotë, në apogjenë e karrierës së tij, me industrinë e disqeve, suksesi i regjistrimeve qe i menjëhershëm, duke e shndërruar Karuzon në “yllin” e parë të industrisë së muzikës, por edhe të kulturës popullore.

Një figurë mediatike

Zë legjendar, artist në ballë të industrisë së regjistrimit, Enriko Karuzo është gjithashtu një nga të parët personalitete të mëdhenj me famë botërore të shekullit XX, që do të jetë subjekti i një magjepsjeje të vërtetë mediatike gjatë gjithë jetës së tij. Popullariteti i tij shkon përtej sferave të privilegjuara dhe ekskluzive të muzikës klasike. Edhe pse është një tenor i respektuar në botën e operës, ai adhurohet gjithashtu nga një audiencë më e gjerë, më e njohur, falë regjistrimeve të melodive italiane dhe këngëve amerikane si “Over There” nga George M. Cohan. Po ashtu, ai merr pjesë në industrinë e filmit, duke luajtur në filmin “Kushëriri im” nga Edward José në vitin 1918.

Kinematografi, radio, fonografi, revista, libra dhe gazeta: emri dhe zëri i Enriko Karuzos mbizotëron medien në fillim të shekullit XX. Një figurë e papërsëritshme e shoqërisë amerikane, ai shfaqet rregullisht në mediat e shkruara, veçanërisht në botimin italo-amerikan “La Follia di New York”.

Pas problemeve shëndetësore, tenori vdes më 2 gusht 1921 në moshën 48-vjeçare. Shpallur ditë zie kombëtare, mbreti i Italisë Victor Emmanuel III hapi Bazilikën Mbretërore të kishës së Shën Françeskut të Paola për varrimin e tenorit të madh, një ngjarje që do të zhvillohet në prani të disa mijëra italianëve në zi dhe do të ndiqet nga e gjithë bota./Konica.al

Si provë e dashurisë kombëtare për “të madhin” Karuzo, këngëtari amerikan Sam Ash kompozon këngën “They needed a song bird in heaven” vetëm disa muaj pas vdekjes së tij: “Kishin nevojë për një zog këngëtar në parajsë, atëherë Zoti mori Karuzon…”.

postbck postbck

Recent Posts

Amvisat po fusin sfungjerin e enëve në ngrirje, por pse?!

    Disa detaje të vogla në përditshmëri mund ta ndryshojnë mënyrën si funksionojnë pajisjet…

4 hours ago

Racat më të njohura të kuajve dhe veçoritë e tyre

Që nga kohët e lashta e deri sot, kali ka qenë një nga kafshët më…

18 hours ago

“Dënimi i një të dehuri në Shqipëri”, një lexim i thelluar historik, ikonografik dhe antropologjik

Ilustrimi me titullin frëng “LE CHÂTIMENT D’UN IVROGNE EN ALBANIE” nuk është thjesht një skenë…

22 hours ago

Qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale?!/Habisin shkencëtarët!

  Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër…

22 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

    Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin…

23 hours ago

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

2 days ago