Sulmi i zemrës është emergjencë serioze mjekësore, ku rrjedha e gjakut e mbushur me oksigjen në një seksion të muskulit të zemrës papritmas bllokohet dhe zemra nuk mund të merr më oksigjen.
Shumica e sulmeve të zemrës ndodhin si rezultat i sëmundjeve koronare të zemrës, ku arteret koronare ngushtohen dhe gradualisht aty krijohet një material dhjamor.
Përderisa sulmi i zemrës nuk shkakton gjithmonë vdekjen, komplikimet mund të shpijnë në një pasojë fatale.
Problemet me frymëmarrje, lodhja dhe ndjenjat e mëdha të shqetësimit, dhe dhimbjes që udhëtojnë nga gjoksi e deri te duart janë shenja të sulmit të zemrës – por cila dorë ka tendenca të dhemb gjatë një sulmi të zemrës?
Sipas ‘NHS Choices’, zakonisht dhemb dora e majtë, ndonëse të dy duart mund të kenë dhimbje.
Por dhimbja shtrihet edhe në pjesë tjera të trupit nga gjoksi, e jo vetëm te duart.
Ata të cilët përjetojnë sulm në zemër mund të përjetojnë dhimbje edhe në qafë, në abdomen, në shpinë dhe në mjekër.
Simptomat tjera të sulmit të zemrës përfshijnë djersitjen, kollitjen, etj.
Nëse vëreni ndonjërën nga këto simptoma, urgjentisht thirrni emergjencën!
KËSHILLË: Edhe nëse nuk jeni plotësisht të sigurt se jeni duke pasur sulm në zemër, prapëseprapë thirrni emergjencën. Doktorët më shumë preferojnë të zbulojnë se dikush ka gabuar sesa të zbulojnë se është shumë vonë për ta shpëtuar një jetë!
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…