<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Spanjolli që rrëmbeu avionin dhe donte të vinte në Shqipëri

Në 7 janar 1970, një djalë i ri, i armatosur me një pistoletë lodër (që dukej si e vërtetë), urdhëroi pilotin e një avioni që po fluturonte nga Madrdi në Saragozë që të ndryshonte drejtim dhe të ulej në Shqipëri.

Ai ishte një student i Informatikës, 18-vjeçar, me emrin Mariano Ventura Rodriguez. Avioni kishte 41 vetë në bord.

Shqipëria, në atë kohë, ishte një vend komunist, i izoluar nga shumica e Europës, në një aleancë të pazakontë me Kinën e largët. Mirëpo, në atë kohë, edhe Spanja ishte një diktaturë, nën pushtetin e Gjeneralit Françisko Franko.
Në fakt, thuhet se ai kishte kërkuar të shkonte në Kubë, po i kishin thënë se nuk ishte avion që mund të kalonte Oqeanin. “Më çoni në Tiranë, në Shqipëri”, atëhere, kishte thënë ai.

Ndonëse me pistoletën mbi kokë, piloti i “Iberia Airlines” i shpjegoi studentit me qetësi se avioni nuk kishte karburant të mjaftueshëm për një udhëtim aq të gjatë dhe se ishte e nevojshme të ulej në destinacion (Saragozë) për t’u furnizuar.

Në Saragozë, studenti priste me armë në dorë që të mbushej avioni me karburant ndërkohë që i komunikuan se që të ulej në Tiranë me këtë lloj avioni, do të duhej të bënte dy ndalesa të tjera. Një në Marsejë dhe një në Romë.

Mariano ra dakord. Me pistoletën prej plastike në dorë që e kishte blerë në një dyqan lodrash në Madrid, ai doli nga kabina e pilotit dhe i njoftoi udhëtarët e hutuar se do të kishin shansin të shikonin disa qytete të bukura: Marjesën, Romën dhe Tiranën.

Mirëpo, ndërkohë, e informuar për rrëmbyesin, situatën në aeroport e kishte marrë në dorë ushtria. Ushtarë të veshur si punëtorë u afruan gjoja për të bërë furnizimin me karburant dhe shfrynë gomat e rrotave të avionit ndërsa elektriçistët kishin stakuar disa qarqe të nevojshme për funskionimin e avionit.

Dritat e aeroportit u fikën dhe studentit iu komunikua me megafon, se avioni nuk mund të nisej më dhe se nëse do të prekte udhëtarët, do të vritej në vend nga ushtarët. Dy kamionë nxituan për të bllokuar pistën e fluturimit përpara tij.
Studenti bërtiti se nëse nuk niseshin për 15 minuta do të masakronte të gjithë njerëzit që ndodheshin në bord.
Ndërkohë avionit i mbaruan bateritë dhe gjithshka ishte në errësirë. Rrëmbyesit iu komunikua se maksimumi do të bënte dy vite burg, ndërsa nëse pësonte gjë njeri do të vritej në vend.

  • Pas katër orësh negociatash, ai pranoi të dorëzohej.

Ndonëse nuk pati asnjë viktimë, ngjarja nervozoi pilotët spanjollë, shoqata e të cilëve në një shembull të rrallë rebelimi kritikoi publikisht gjeneralin që kishte drejtuar operacionin, duke e akuzuar se kishte vënë në rrezik udhëtarët me agresivitetin ndaj sulmuesit.

Më vonë, studenti pranoi se kishte pirë disa gota më shumë dhe se nuk kishte dashur të dëmtojë askënd.
Çfarë e shtyu të kërkonte ta çonin në Shqipërinë e Enver Hoxhës? Nuk ishte në fakt i vetmi i ri në Perëndim me kuriozitet për botën komuniste.

Babai i tij foli i shokuar për median duke thënë se nuk e kishte pritur prej djalit të tij që kishte qenë gjithnjë një i ri normal pa ndonjë interes në politikë e aq më pak për politikën ndërkombëtare. Mirëpo, kishte shtuar se familja e tij kishte qenë gjithnjë në anën e ligjit dhe se ligji duhej t’i jepte dënimin që meritonte

Në fund, gjykatësi i dha dënimin me shtatë vjet e një ditë.

Nuk dihet se çfarë është bërë me të më vonë, apo se çfarë ka menduar më vonë kur ka parë arratisjen e dëshpëruar nga Shqipëria të njerëzve që iknin nga vendi ku ai donte të shkonte.

Mariano Ventura Rodriguez mbase nuk arriti të mbërrijë në Shqipëri, por të paktën hyri në histori. Media spanjolle e njeh si “piratin e parë ajror të historisë së Spanjës”.

postbck postbck

Recent Posts

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

2 hours ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

2 hours ago

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

    Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…

3 hours ago

Sa hapa duhen bërë në ditë për të humbur peshë?

    Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…

3 hours ago

Ky frut i ëmbël ndihmon në shërimin e anemisë

    Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…

3 hours ago

Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte!

  Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…

2 days ago