<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Këto janë 24 krijesat më të rrezikshme në botë, në bazë të numrit të vrasjeve të njerëzve që bëjnë çdo vit

Sulmet fatale nga kafshët mund të jenë paksa më ndryshe ngase e keni menduar.

Prospekti i sulmit fatal nga një kafshë është mjaftë i frikshëm, por a e dini se cila kafshë iu rrezikon më së shumti? Këto të dhëna janë marrë nga National Geographic, duke rankuar 24 kafshët që vrasin më së shumti njerëz çdo vit, shkruan lajmi.net.

24.Aligatori – një vrasje në vit. Më shumë keni rrezik të vdisni nga një makineri e shitjeve sesa një aligator.

23.Peshkaqeni – 5 vrasje në vit. Edhe pse njerëzit janë të tmerruar nga peshkaqenët, ata vrasin shumë pak persona.

22.Ujku – 10 vrasje në vit. Për shkak se tani ujqit nuk jetojnë në zona të banuara nga njerëzit, vetëm 10 persona vriten në vit nga ujqit.

21.Kali – 20 vrasje në vit. Edhe pse janë kafshë të buta, çdo vit rreth 20 aksidente ndodhin me kuaj që qojnë deri në vdekje të njerëzve.

20.Leopardi – 29 vrasje në vit. Ato nuk janë kafshë shumë agresive, vetëm në rast se popullata e tyre është në rrezik, shkruan lajmi.net.

19.Milingona – 30 vrasje në vit. Janë të vogla, por mund të jenë të rrezikshme nëse sulmojnë së bashku.

18.Kandili i detit – 40 vrasje në vit. Ato shpesh mund të ua prishin ditën në plazh, dhe rreth 200 mijë pickime nga ato ndodhin çdo vit, por vetëm 40 janë fatale.

17.Bleta – 53 vrasje në vit. Vrasjet nga bletët zakonisht shkaktohen nga alergjia.

16.Dreri – 130 vrasje në vit. Mund të duken shumë të buta nga natyra, por mund të jenë mjaftë të rrezikshme gjatë dimrit.

15.Bufalo afrikan – 200 vrasje në vit. Ata janë mjaft agresiv, më së miri është të mos afroheni shumë.

14.Luani -250 vrasje në vit. Ata janë predator që e shohin njeriun si pre, sidomos nëse janë rritur në natyrë.

13.Elefanti – 500 vrasje në vit. Elefantët do të respektojnë hapësirën tënde nëse ti i respekton të tyren. Nëse ata ndjehen të rrezikuar do të sulmojnë.

12.Hipopotami – 500 vrasje në vit. Mos u mashtroni nga natyra e tyre prej gjumashi, ata janë shumë agresiv, një prej kafshëve më agresive që ekzistojnë.

11.Krokodili – 1,000 vrasje në vit. Ata janë oportunist, do të sulmojnë në momentin e parë që kanë.

10.Shiriti i zorrëve – 2,000 vrasje në vit, shkruan lajmi.net. Ato futen në sistemin e njeriut përmes ujit ose ushqimit. Njerëzit mund të jetojnë me të në trup për vite të tëra pa e kuptuar deri sa të bëhet infeksioni serioz.

9.Krimbi i rrumbullakët – 2,500 vrasje në vit. Ata zakonisht hynë në trup të njeriut përmes papastërtive dhe shkaktojnë probleme të mëdha me tretjen.

8.Akrepi – 3,250 vrasje në vit. Të shmangni një akrep është shumë normale, mirëpo vetëm 2 tipa të akrepave kanë potencial të vrasin një njeri: akrepi i Izraelit dhe akrepi i verdhë brazilian.

7.Kërmilli i ujit – 10,000 vrasje në vit. Ato e infektojnë ujin me parazit që shkaktojnë probleme të shumta, që mund të qojnë deri në kancer të fshikëzës urinare.

6.Insekti vrasës – 10,000 vrasje në vit. Ato bartin parazite përmes jashtëqitjeve të veta. Shkaktojnë një sëmundje të njohur si sëmundja Chagas, që shkakton simptoma akute, si ënjtje të zemrës dhe trurit.

5.Miza – 10,000 vrasje në vit. Ato bartin shumë infeksione dhe sëmundje që shkakton vdekjen brenda disa viteve.

4.Qentë – 25,000 vrasje në vit. Qentë e tërbuar janë shumë të rrezikshëm. Edhe nëse nuk ju vret sulmi, infeksioni mund të iu vras.

3.Gjarpri – 50,000 vrasje në vit. Edhe pse në pjesë të qytetëruara, rreziku i sulmit është i vogël, në zonat më rurale nuk ka as ndihmën e duhur për të shpëtuar jetë.

2.Njeriu – 475,000 vrasje në vit. Edhe njeriu është një kafshë, edhe është e dyta në botë për numrin e vrasjeve që bën.

1.Mushkonja – 1,000,000 vrasje në vit. Mund të iu duket e pabesueshme, por mushkonjat janë kafsha më e rrezikshme në botë. Ato transmetojnë malarien, dhe virusin e Nilit vazhdimisht, duke shkaktuar shumë vdekje gjatë gjithë kohës.

postbck postbck

Recent Posts

Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria…

10 hours ago

1448 — Planet sekrete për shkatërrimin e Skënderbeut

Më 27 qershor 1448, Republika e Venedikut harton udhëzime sekrete për të dërguarin e saj…

10 hours ago

”Moj e bukura More”, hulumtimi i Edi Shuriut për historinë e këngës së bukur arbëreshe

Kënga “Moj e bukura More” përfaqëson njërën ndër lirikat më të bukura të shkruara dhe…

11 hours ago

Dëshironi domate të shijshme dhe lëngshme, shtoni këtë përbërës natyral në kopshtin tuaj

Nuk ka asgjë më të mirë se domatet e pjekura, të rritura në shtëpi, të…

1 day ago

“Pandemia dixhitale”, alarmi i ri global për internetin

Stuhitë diellore dhe kabllot nënujore, kërcënim për rrjetin botëror Brishtësia e rrjetit internet mund të…

1 day ago

“Symfonija e Shqipevet” e Ernest Koliqit ky kushtrim dhe në besëlidhje shpirtërore me fatin e Shqipërisë

Albert Vataj Ka tekste që lexohen si letërsi dhe ka të tjera që ngrihen mbi…

1 day ago