<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A e dini se në cilin vit në Shqipëri erdhën 40 telefonë ?

Pas shpalljes së Pavarësisë në 1912, mjetet e komunikimit telegrafik të trashëguara nga periudha osmane ishin fare të pakëta.

Linjat telegrafike ishin të shkatërruara si nga përdorimi i tyre i gjatë, ashtu edhe nga pasojat e Luftës së Parë Ballkanike. Në qeverinë e përkohshme të Ismail Qemalit do të kishte edhe një ministri për Postë Telegrafët, drejtimi i të cilës do t’i besohej Lef Nosit. Personeli drejtues i kësaj ministrie përbëhej nga 5 persona, përfshirë Nosin.

Ky i fundit do të bënte përpjekje për të modernizuar sistemin e komunikimit të brendshëm. E për këtë qëllim, ai do t’i kushtonte rëndësi edhe ndërtimit të një rrjeti komunikimi telefonik të brendshëm. Nosi do të mandatonte Mehmet Rizën, asokohe Inspektor i Postave dhe Telegrafëve që të shkonte në vendet e Europës për të blerë materiale telegrafike dhe postare.

E në fakt, Riza do të kthehej nga ky udhëtim me një serë materialesh të nevojshme për ndërtimin e rrjetit të brendshëm të komunikimit, mes të cilave ishin edhe 40 makina telefonike dhe 150 kilometra tel i rëndë, i posaçëm për telefonët.

Një pjesë e këtyre makinerive telefonike do të përdoreshin nga administrata shtetërore ndërsa një pjesë tjetër do t’i jepet xhandarmërisë.

Në raportimin e organit zyrtar të qeverisë “Përlindja e Shqipënies” që drejtohej nga Dhimitër Beratti, jepen edhe detaje se si ministri i Postave Nosi kishte planifikuar të bënte shpërndarjen e makinave telefonike.

Referuar projektit të Nosit, Vlora si qendra e qeverisë do të lidhej me Fierin dhe Fieri më pas do të lidhej me Beratin. Vija telefonike parashikohej të kishte stacione në Berat, Lushnje, Elbasan, Qukës, Starovë dhe Korçë.

Sipas këtij projekti, Elbasani parashikohej të ishte “kyçi i telefonave të Shqipërisë”.

Në këto kohë kur diskutohej ky projekt, Shqipëria edhe rrjetin postar e kishte të organizuar në një mënyrë primitive. Shërbimi i brendshëm i postave funksiononte përmes transportit me kuaj. Ndërkohë, shërbimi postar me jashtë funksiononte vetëm tranzit, ku zyrat postare shqiptare i dorëzonin dërgesat te zyrat e huaja postare që ishin në Shqipëri (italiane dhe austriake) që prej kohës së Perandorisë Osmane.

Sa i përket komunikimit telegrafik ndërkombëtar, Shqipëria kishte lidhje vetëm përmes Italisë ku ishte në funksion një kabllo që lidhte Vlorën me Brindizin e Italisë.

Kohëzgjatja e shkurtër e qeverisë së Vlorës dhe shpërthimi i Luftës së Parë Botërore do të ndërpriste projektin e nisur dhe ato pak komunikacione telegrafike që ishin ndërtuar u prishën. Vetëm pas vitit 1918 do të ndërmerreshin procese për riorganizimin e rrjetit telegrafik e telefonik të vendit. Për këtë qëllim, do të rithirreshin në detyrë funksionarët dhe ekspertët e mëparshëm.

Në vitin 1924 do të çelej shërbimi telegrafik i brendshëm për privatë, i kufizuar deri atëhere vetëm për nevojat shtetërore. Në vitin 1926 u ngrit linja telefonike Durrës-Tiranë me dy linja.

Me fondet e buxhetit të shtetit do të bliheshin jashtë pajisje teknologjike dhe do të krijohej Seksioni Teknik i drejtuar nga një inxhinier elektrik.

Po ashtu, do të shtoheshin linjat e komunikimit telegrafik me Italinë dhe u ngritën 3 stacione radio-telegrafike në Tiranë, Shkodër e Korçë.

postbck postbck

Recent Posts

Nga Uruguai 1930 te ditët e sotme: Rrugëtimi i kupës së botës

Çdo katër vjet, planeti duket sikur ndalon për një muaj. Rrugët boshatisen, ekranet mbushen me…

59 minutes ago

“Ai nuk ishte hero”: Si u fshinë origjinat e errëta dhe të dhunshme mesjetare të Robin Hudit

Robin Hudi nisi si një traditë gojore në shekullin XII, përpara se të shndërrohej në…

1 hour ago

Rriqra nuk transmeton vetëm sëmundjen Lyme: Ja rreziku që na kanoset nga ta

  Reaksioni nuk shfaqet menjëherë, prandaj shumë pacientë nuk e lidhin atë me atë që…

2 hours ago

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat? Përgjigja që vjen nga shkenca

  Nëse ju duket se mushkonjat ju zgjedhin gjithmonë ju si objektivin e tyre kryesor,…

4 hours ago

A është shalqiri vërtet i mirë për ju? Përfitimet surprizuese shëndetësore të frutit ikonik të verës dhe kush duhet ta shmangë atë

  Shalqiri, i cili është ngrënë nga njerëzit për 5,000 vjet, është i njohur jo…

4 hours ago

Sa ujë duhet të pimë gjatë temperaturave të larta? Ekspertët japin këshillat

  Temperaturat e larta të verës rrisin rrezikun e dehidratimit, ndaj ekspertët këshillojnë konsumimin e…

4 hours ago