Më 24 prill 184 pes – Akenjtë (siç quheshin grekët) hyjnë dinakërisht në qytetin e Trojës duke përdorur dhuratën e tyre (kalin prej druri), dhe vrasin banorët që i gjetën në gjumë. Masakra vazhdoi gjatë gjithë ditës.
“Gjaku rrëke përmbyti tokën,
Trojanë dhe aleatë u vranë.
Trupa të rënë nga vdekja e hidhur
Mbarë qyteti u la me gjak”.
(Quintus Smyrnaeus, Posthomerica)
Trojanët, mes dëshpërimit, gjithësesi luftuan, pavarësisht të hutuar, të pa organizuara, pa udhëheqës. Me luftimet në kulmin e tyre, disa veshën uniformat e akeasve të vrarë dhe kryen kundërsulme të papritura në luftime kaotike nëpër rrugët e qytetit. Trojanë të tjerë mbi çati hidhnin tjegulla, gurë e çdo mjet të fortë poshtë mbi pushtuesit. Por çdo gjë ishte pashpresë; përfundimisht mbrojtësit e mbetur gjallë u shkatërruan së bashku me qytetin – vetëm pak trojanë mundën të iknin për të krijuar qytetërime të reja, sipas traditës. /voal.ch
Veshkat tona bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke filtruar gjakun dhe larguar toksinat, por shpesh…
Ekspertët e ushqimit rekomandojnë që molla të konsumohet me lëvore, pasi pikërisht aty…
Pragë, tetor 1927. Një diplomat shqiptar bie i vrarë nga plumbat e një studenti. Një…
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…
Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…
Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…