<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vatikani mban dokumentin e rrallë shqip të vitit 1881(Foto)

Zbulimi i Mark Palnikaj, shkrimi në alfabetin e shqipes, 27 vjet përpara Kongresit të Manastirit më 1908, është zbuluar një shkrim që i dërgohej Vatikanit. Relacioni flet për një ngjarje të rëndë, që ka të bëjë me përpjekjet e të krishterëve për të mos u kthyer në myslimanë, sipas shqiptarja.com.

Është i shkruar në formën e një si urdhri të prerë dhe një reagimi ndaj një dukurie të konsoderuar si gjëmë të madhe, duke e shoqëruar me një mallkim të fortë në gjuhën shqipe:

“Kush ep çiken n’turq, asht i djegun e i pjekun e i dalun”!!!

Një dokument i vitit 1881, i zbuluar në Arkivin e Françeskanëve, nga studiuesi dhe kërkuesi i palodhur, Mark Palnikaj, flet më shumë sesa historia që kemi shkruar deri më sot, për shkrimin e shqipes në alfabetin e saj. Dokumenti daton 27 vjet përpara sesa të shpallej ky alfabet, nga Kongresi i Manastirit, që u mbajt më 1908-ën.

Mark Palnikaj, ka gjetur dhjetëra dokumente për historinë dhe kulturën shqiptare të shkruara në latinisht, në periudhën e pushtimit osman të Shqipërisë. Ka gjetur dhe dokumente të shkruara në gjuhën e latine, apo në gjuhën shqipe me alfabet latin, por dokumentet e gjetura në alfabetin e gjuhës shqipe përpara se të themelohej ky alfabet janë të rralla.

Dihet se para Kongresit të Manastirit, shqipja është shkruar me disa variante nga rilindësit tanë, derisa në unifikimin e alfabetit, por shkrimi në dokumentin e zbuluar nga Mark Palnikaj është pikë për pike, si alfabeti i shqipes i shpallur më 1908-ën, në Kongresin e Manastirit.

Mark Palnikaj, rrëfen se dokumenti i zbuluar është një relacion që i dërgohet Vatikanit, rreth një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në Nikaj, në vitin 1881. Palnikaj, na njeh me dokumentin në origjinal, që po e paraqesim të shkruar edhe të përkthyer:

Dokumenti origjinal, që vjen në italisht dhe shqip”

“Memorie Varie

Alla mia venuta trovai otto fanciulle vendute al turco, ne salvamo quatro e quatro andarono perdute. Allora in una adunanza di tutte Nikaj a Rescpe pregai la tribu a fare la leggie all’intiera.
L’Alfiere Bash Bairami all’intiera addunanza dicendo: Kush ep çiken n’turq, asht i djegun e i piekun e i dalun. Sicurta sono quelle della chiesa. Ma questi semibarbari popoli avendo piu a cuore il denaro che la propia religione e meglio l’anima propia, tre case fissare non volare stare alla legge, e tutte tre le feci bruçiare dalla tribu..”

Dokumenti i përkthyer në shqip:

“Ngjarje me rëndësi”

Kur unë erdha këtu, gjeta tetë vajza të shitura tek turqit, ne shpëtuam katër, kurse katër i humbëm. Atëherë në një mbledhje të të gjithë fisit Nikaj në Rreshpe, iu luta fisit që të bënin një urdhëresë të brendshme. Bajraktari Bash Bajrami, me urdhër të brendshëm, është deklaruar: Kush jep vajzën te myslimanët, është i djegur dhe i pjekun dhe i nxjerrë jashtë fisit. Garanci për këtë, është kisha. Por, këta popuj gjysmë barbarë kanë më për zemër paratë sesa fenë e tyre dhe më mirë sesa shpirtin e vet, tri shtëpi fiksuen mos me e zbatue vendimin dhe të trija këto shtëpi u dogjën nga fisi.”

postbck postbck

Recent Posts

Këshillat që duhet t’i keni parasysh në iftar pas agjërimit gjatë ditës

Ramazani është një muaj i shenjtë gjatë të cilit njerëzit agjërojnë nga agimi deri në…

11 hours ago

Alibaba (Ali Ramë Spahiu) nga Vërbica e Gjilanit – simbol i sakrificës në frontet e largëta

Në fundin e shekullit XIX, Ballkani ishte në zjarr. Perandoria Osmane po lëkundej, Rusia po…

12 hours ago

Pse Flamuri ynë e ka shqiponjën me dy krerë?

Flamuri ynë kombëtar me shenjën e tij dalluese shqiponjën dykrenare ka një histori të lashtë…

18 hours ago

Agjërimi në burg i Hafiz Sabri Koçit – Myftiut të parë të Shqipërisë pas komunizmit

21 Ramazana në burg Për shkak të bindjeve të tij fetare, Hafiz Sabri Koçi vuajti…

18 hours ago

Shaban Polluzha, simbol i qëndresës në Drenicë dhe një kapitull i përgja’kshëm i vitit 1945

Më 21 shkurt 1945, në fshatin Tërstenik të Drenicës, u vra Shaban Polluzha, një nga…

19 hours ago

Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëve të Trepçës

Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëvee të…

2 days ago