<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mediet franceze: Ilirët niseshin me këtë këngë në beteja

Në librin e autorit dhe kryemurgut francez, Pierre Bauron, me titulli “Les Rives Illyriennes – Brigjet Ilire”, botuar në Paris në vitin 1888, gjejmë, në faqen e 350, një këngë të rrallë luftarake ilire – shkruan Aurenc Bebja, në blogun e tij Dars(Klos) Mat-Albania.

Kënga vë në dukje trimërinë e paraardhësve tanë, dashurinë për atdheun dhe në një farë mënyre, dëshmon se kemi qenë gjithnjë një popull paqësor me fqinjët, se u jemi përgjigjur si kurdoherë sulmeve, por kurrë nuk kemi sulmuar të parët.

Vargjet dinamike, me shumë emocion dhe patos luftarak e atdhedashës janë befasuse për një komb si yni, që historia e ka përballur me luftra të njëpasnjëshme, ndjekur nga padrejtësitë varg, por pa mundur ta zhbëjnë as ta fshijnë këtë popull të lashtë, me ideale dhe virtyte të rralla.

Ja kënga në vijim :

Vëllezër, përpara, përpara, luftëtarë,

Këmbësoria e djem mbi kuajt tuaj të fortë!

Të mprehim kosat, të mprehim shpatat!

Të shporrim armikun nga këto toka!

Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë

Atdheut të heronjve!

Me kosë të vrasim këtë grabitës,

Mjaft arrogant për të sunduar racën e shtëpitë tona!

Oh ! Le të rrëzohen duke u çarë prej qindra rrufeshë

Këta të pabesë që shkelin të drejtat tona!

Që secili…(Refren)

Nëse bisha çel kthetrat e saj,

Iliri me grusht e shtrin për tokë;

Nëse gjarpëri krenar e ngren kokën ndaj tij,

Iliri, këmbëzbathur, e shkel.

Që secili…(Refren)

Kur era e veriut, e tërbuar,

Copëton lisin e vjetër,

Zemra shtendoset në gjoksin tonë!

Ne jemi Ilirët, vëllezër të dashur!

Që secili…(Refren)

Kur dridhen skajet e botës,

Kur shkëndijat e rrufesë vallëzojnë në qiell,

Dhe kur toka hap barkun e saj,

Iliri i lumtur këndon këngën e luftës.

Që secili…(Refren)

Iliri, të huajin e sulmon me thikë,

Vetëm kur duhet të mbrojë vëllain e tij!

Kurrë frika nuk ia ul kokën,

Dhe sikur bota të copëtohet, ai mbetet gjakftohtë!

Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë

Atdheut të heronjve!

postbck postbck

Recent Posts

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

32 minutes ago

Më në fund, zbulohet shkaku i MPIKSJES së gjakut pas vaksinave COVID-19!

  Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…

48 minutes ago

Po përpiqeni të dobësoheni? Ja cilin të zgjidhni: jogurt, skyr apo kefir

Të pasur me proteina dhe probiotikë, këto produkte ndihmojnë në ngopje dhe tretje – por…

23 hours ago

Shqipëria Etnike sipas Nikolaos Lorentis: Nga Epiri, Ohëri e deri në Kosovë, një komb nën një emër

Dëshmia e hshtur e vitit 1838: Nikolaos Lorentis dhe zhbërja e mitit të “Epirit të…

23 hours ago

FOTO: Pamje të rralla të Luftës I Botërore

  Një koleksion fotosh që zbulon momente historike të Luftës së Parë Botërore, është zbuluar…

1 day ago