<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë janë dritaret misterioze në ndërtesat e larta të Hong Kongut?

Repulse Bay’ është një kompleks luksoz apartamentesh në Hong Kong që është shumë i famshëm në vend për vrimën kurioze në mes të fasadës gjigante.

Nuk është vetëm kjo ndërtesë e tillë. Përgjatë bregdetit të ishullit Hong Kong, ju mund të gjeni shumë prona me boshllëqe në mes të tyre. Rezidencë e tillë është edhe ‘Larvotto’ në Ap Lei Chau, një ishull i vogël në brigjet e jugut, me “kopshte në lartësi”.

Më tej në perëndim, në Pok Fu Lam, kompleksi ‘Bel-Air’ mbi Peak i cili përbëhet nga tetë blloqe kullash, dhe është projektuar nga Foster + Partners ka një vrimë të madhe, që ofron pamje nga oqeani apo nga malet.

Këto ndërprerje të çuditshme janë përfolur prej kohësh që ekzistojnë për shkak të një besimi të lashtë kinez i cili shërbente për thirrjen e lumturisë.

Vrimat e tilla, thuhet, veprojnë si porta hyrëse për “dragonjtë shpirtërorë” që banojnë në kodrat prapa kullave dhe për banorët vendas bllokimi i rrugës së dragoit drejt ujit mund të sjellë fatkeqësi për banorët vendas.

Të hyjë dragoi?

E ndërtuar nga ndërmarrja Hong Kong dhe Shanghai Hotels në vitin 1986 me një kosto prej 38 milionë dollarësh, ‘Repulse Bay’ ka një sipërfaqe prej 88,733 metrash katror, një kompleks banesash përballë oqeanit me një vrimë të gjerë 16 metra dhe 24 metra të lartë.

“Fillimisht, (vrima) ishte një tronditje për shumë njerëz, sepse ata nuk kishin parë ndonjë gjë të tillë në qytet kurrë më parë.

Kishte gjithashtu një vajtim për humbjen e pronës që kulla zëvendësoi: Hoteli ‘Repulse Bay’, u ndërtua në vitin 1920. Por siç ishte rasti me kaq shumë ndërtesa koloniale të ngritura në Hong Kong, në 1982 u shkatërruan për të krijuar hapësirën për një ndërtim më të lartë dhe në këtë mënyrë u kursye edhe më shumë hapësirë pasi që këto ndërtesa të reja u bënë më të larta në kate dhe zunë më pak hapësirë në sipërfaqe.

“Ne kemi dëgjuar se vendasit besojnë se një familje dragonjsh jeton në kodrat përreth, dhe dragoi nënë i çon fëmijët e saj në det për t’u larë çdo mëngjes në ujërat e ftohta blu,” thotë një banor. “Për të mos bllokuar familjen e dragoit dhe për të sjellë fat të keq, supersticioni është se ‘vrima’ ishte krijuar në mënyrë që të mund të kalonin”.

Dragonjtë natyrisht, nuk jetojnë në kodrat e Hong Kongut. Realiteti është disi më pak mitik. Në vitet 1980, zhvilluesit filluan të ndërtojnë rreshta të blloqeve të larta, të quajtura “ndërtesa me efekt mur”, të cilat çuan në më shumë vrima të shtuara në peizazhin arkitektural të Hong Kong-ut.

postbck postbck

Recent Posts

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

20 hours ago

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta?

    Dhimbja e kokës kur ekspozohesh ndaj diellit të fortë të muajve të verës…

22 hours ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

2 days ago

Studim i ri: Mishi i kuq lidhet me rrezik më të lartë për kancer të pankreasit

    Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të…

3 days ago

Disa veti të sodës bikarboni që nuk i keni ditur

    Vetitë tjera të sodës bikarbonat Sigurisht që e keni në një kuti në…

3 days ago

A e dini se qepa e kuqe parandalon këtë problem që e kemi shumica

    Maska që ju ndihmon të keni flokë të shëndetshëm. Flokët e hollë dhe që këputen…

3 days ago