Në mbrëmjet e dimrit me një gotë verë batanije dhe familjen pranë a nuk do të ishte super të haje dhe një pakp patatina? Duke folur për këto të fundit, a keni menduar ndonjëherë pse paketat me patatina të skuqura janë gjysmë bosh?
Mendoni se është mashtrim i prodhuesve? Një mënyrë për të fituar më shumë para? Apo ka ndonjë arsye të vërtetë?
Pakoja gjysmë bosh e patateve të skuqura ka një arsye dhe nuk është aq e rastësishme.
Ky nuk është një mashtrim edhe pse mund të duket si i tillë.
Vendimi për të lënë pothuajse gjysmën e paketës së zbrazët vjen nga një zgjedhje e qëllimshme e prodhuesve, që synon mbrojtjen e produktit jo pak delikat nga dëmet që mund të lindin gjatë transportit në kamionë.
Po, për shkak se paketat vendosen njëra mbi tjetrën, ato shtypen dhe krijohet vakum në brendësi të tyre duke ruajtur kështu cilësinë e produktit derisa ai shpërndahet plotësisht në dyqane.
Pra, le të themi se “hapësira e zbrazët” shërben si një lloj “airbag” për patatet të skuqura, të dizajnuara vetëm për të zbutur goditjet dhe për të parandaluar që ato të ndahen në një mijë pjesë, një gjë tjetër shumë e bezdisshme.
A keni menduar ndonjëherë se çfarë ka në atë hapsirë të lënë qëllimisht?
Është azoti: dhe kjo bëhet përsëri për të mbrojtur cilësinë e këtyre produkteve që nëse nuk mbudhen me azot prania e oksigjenit në ajër mund të çojë në zbutjen e tyre.
Azoti është ajo lëndë që bën që ky produkt të ruajë cilësinë për një kohë të gjatë nëse e keni vënë re në momentin kur ju e hapni një pako me patatina ato e humbin cilësine e dikurshme duke u bërë më të buta.
Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…
87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…
Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…
Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…
𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…
“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…