<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Heroi shqiptar që serbët e ekzekutuan në ditëlindjen e tij!

Ai lindi më 27 dhjetor të vitit 1919 në Podujevë, Kosovë në një familje aristokrate, humaniste, arsimdashëse, heroike, historikisht të dëshmuar atdhetare të Llapit.

Jahja Fusha ishte i dërguar i krahinës së Llapit në Lidhjen e Dytë të Prizrenit. Ai ishte intelektuali i parë i Llapit dhe një patriot i madh. Veprimtaria e Jahja Fushës ka vulë historike në çerdhet e shëndosha atdhetare në tokat shqiptare e botërore.

“Djalosh me bukuri magjepse, qëndrim mbretëror, filozof e diplomat, politikan e ushtarak, poet e sportist, muziktar e orator, mbi të gjitha njeri botëror e shqiptar hero faqebardhë…” janë këto fjalë të bashkëveprimtarëve të tij anembanë botës, pasi u mor vesh për ekzekutimin barbar të heroit Jahja Fusha që në ditëlindjen e tij më 1944 e kryen forcat okupuese serbe.

Kuvendi themelues i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Seancën e tretë e mbajti më 18 shtator 1943, me këtë rend të ditës: “Bashkimi i Mitrovicës me Shqipni”, përkatësisht “Bisedim mbi çashtjen e bashkimit të Mitrovicës, Podujevës, Vuçiternës, Pazarit të Ri, Senicës e Zonës Neutrale me Shqipni”.

Përfaqësuesi i Besianës (ish-Podjeva), patrioti Jahja Fusha, konfirmoi fuqimisht dëshirën dhe kërkesën e Llapit për t’u bashkuar me Mëmën Shqipëri:

“Un jam delegat i Llapit, të atij vendi që, ndonëse vuejti shekuj nën zgjedhën e Perandorisë Otomane, ndonëse hoq nji mij e nji të zeza nën shkelmin e Klikës Ushtarake imperjaliste të Belgradit, nuk flet, as nuk din të flasë, prej njij skaje në tjetrën të gjanësisë së vet, tjetër gjuhë veç gjuhës s’onë amtare; Shqipes së pavdekëshme; jam delegat i Llapit, i atij vendi qind për qind shqiptar, që padrejtësinat e Fuqivet imperjaliste t’Evropës kishin dënue, si shumë vende të tjera thjesht shqiptare, me nji padrejtësi të randë”.

Në fund, martiri i kombit, Fusha, e ftoi “Kuvendin, që të vendosë marrjen e të tana atyne masave që do të gjykohen të përshtatëshme për të siguruar lidhjen e bashkimin e Mitrovicës, të Vuçiternës, të Podujevës, të Tregut të Ri dhe të Senicës me Shqipni”.

postbck postbck

Recent Posts

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

15 hours ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

15 hours ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

16 hours ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

16 hours ago

Në këtë popull një grua martohet me disa vëllezër – arsyeja do t’ju befasojë

  Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…

16 hours ago

Trendi në rrjetet sociale, vaj ulliri me limon! A duhet ta provoni? Çfarë thonë ekspertët!

  Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…

17 hours ago