<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Zbuloni cilët janë ushqimet pa gluten dhe arsyet pse duhen konsumuar

Nëse flasim për ushqimin, ndarja e tij në kategori dihet që është e pafundëme. E kjo ndarje bëhet jo vetëm në bazë të shijeve, por edhe në bazë të vlerave që secili nga produktet mund të përmbajë. Vitaminave, mineraleve, proteinave e vlerave të tjera ushqyese, së fundëmi i është shtuar edhe gluteni.

Me siguri që përgjatë viteve të fundit keni dëgjuar të paktën një herë të flitet për ushqimet me ose pa gluten dhe se si e ndikojnë orgnizmin. Se si veprojnë ato në shëndetin dhe mirëqenien e trupit, j’ua shpjegojmë në këtë artikull.

Çfarë është gluteni
Gluteni nuk është gjë tjetër veçse një grup i veçantë proteinash të cilat i gjeni kryesisht tek gruri. Kjo proteinë përbën rreth 75-80% të të gjithë proteinave që përmban buka. Gjithashtu gjendet edhe në të gjithë produktet me bazë miellin e grurit, elbit apo tërshërës. Gluteni është përgjegjës për butësinë dhe elasticitetin e bukës apo brumit të saj. Kjo proteinë ndonëse për shumicën e njerëzve mund të tretet dhe përballohet pa problem, tek një grup tjetër mund të shkaktojë probleme të mëdha. Nëse vuani nga sëmundje të stomakut apo kanë intelorancë ndaj glutenit nuk duhet ta konsumoni atë.

Si ta kuptoni
Kur trupi juaj nuk arrin dot ta përthithë dhe ta tresë këtë proteinë ka disa simptoma të dukshme mbi të cilat mund të merrni masa.
Fryrje e barkut dhe stomakut
Dhimbje barku
Diarre
Djimbje koke
Probleme me lëkurën
Humbje në peshë
Ndjenja lodhje
Të gjithë këto simptoma mund të vijnë si pasojë e inolerancës ndaj glutenit dhe ushqimeve që e përmbajnë atë.

Ushqimet pa gluten
Për të gjithë ata persona që vuajnë nga probleme të tretjes egistojnë me mijëra zgjidhje të tjera. Ato gjenden tek ushqimet dhe janë një ndihmë e vërtetë për organizmin. Drithrat e plota siç është kuinoa, orizi kaf apo ai i ziu. Gjithashtu frutat janë një mënyrë e mirë për të qëndruar larg të gjitha produkteve që përmbajnë gluten. Mjafton që ato të jenë të freskëta dhe të pa konservuara. Konsumoni po ashtu shumë bishajorë, arrorë, fara, mish të kuq, peshk apo mish pule. Nëse ndjeni se pasi konsumoni brumëra keni shqetësime kryesisht në tretje, atëherë drejtohuni tek mjeku për të kryer analizën e intolerancës. Problemet me konsumimin e glutenit prekin deri ne 6% popullsinë e të gjithë botës dhe janë më të shpeshta tek të rriturit.

postbck postbck

Recent Posts

A e dini pse të qarat shkaktojnë dhimbje koke?

    Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…

1 day ago

Për çfarë shërbejnë linjat në xhamin e pasmë të veturës?

    Ka shumë veçori në një veturë që kanë një qëllim të qartë, por…

1 day ago

Djersitja gjatë natës: Këto janë disa nga shkaqet e mundshme

    Djersitja gjatë natës është e zakonshme dhe, nëse dhoma është shumë e ngrohtë…

1 day ago

4 shenja që tregojnë se po e teproni me kafenë

    Kafeja është pjesë e pandashme e rutinës së shumë njerëzve, por konsumimi i…

1 day ago

Pesë kurat më të mira natyrale kundër tharjes së duarve

    Ndryshimi i stinëve dhe temperaturave manifestohet edhe në simptoma të ndryshme, që prekin…

1 day ago

I hani shpesh specat djegës? Ja çfarë i bëjnë trupit tuaj…

    Shumë njerëz janë të fiksuar se nuk duhet të hajmë djegës e disa…

1 day ago