Në shoqërinë tradicionale shqiptare, sidomos në shekullin e XIX deri në çerekun e parë të shekullit XX, hierarkia shoqërore shprehej simbolikisht edhe përmes ngjyrës mbizotëruese, cilësisë së copës dhe të qepjes, masës së pranisë së fijeve të arit, në veshjet e grave, ose në bixhuteri e zbukurime të arta që mbanin.
Veçanërisht në Shqipërinë e Mesme nuseve të reja u varnin në qafë napolona ari. Përgjithësisht sa më shumë napolona ari të mbante në qafë një nuse e re, aq më e pasur ishtë familja e bashkëshortit të saj dhe e kundërta.
Si rregull, një napoleon ari i vetëm, i vraur në qafën e nuses simbolikisht tregonte se familja e bashkëshortit ishte me të ardhura modeste ose e varfër.
Tre napolona ari në qafë të nuses dëshmonin simbolikisht se familja e bashkëshortit të saj i përkiste shtresës së mesme dhe zinxhirët e florinjtë me më shumë se tre napolona, identifikonin familjet e pasura.
Gjithashtu në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit të XX, hierarkia sociolo-ekonomike e banorëve të qytetit të Shkodrës, segmentohej në tre grupime kryesore, të cilat simbolikisht shenjoheshin në ngjyrën mbizotëruese të vëshjes së burrave.
Dollomatë me ngjyrë të kuqe tregonin se burrat që i vishnin ishin të pasur, dollomatë me ngjyrë të gjelbër shprehnin simbolikisht se përdoruesit e tyre ishin me të ardhura mesatare ose siç thuhej në bisedat e përditshme, me kamje mesatare, ndërsa dollomatë me ngjyrë kafe shenjonin simbolikisht grupimin e burrave më të varfër.
Në mjaft segmente të shoqërisë tradicionale shqiptare shumica e burrave vishnin fustanella. Së paku me dy elemente të saj, edhe kjo veshje tipike e shqiptarëve shprehte simbolikisht hierarkinë sociale.
Sa më e shtrenjtë dhe cilësore të ishte copa, aq më i lartë ishte statusi shoqëror, ekonomik e politik i atij që e vishte fustanellën.
Ndërkohë, hierarkia sociale lexohej edhe te numri i palave. Sa më pak pala të kishte fustanella, pra me sa më pak copë të ishte përgatitur ajo, aq më modest ishte statusi i burrit që e vishte.
Dhe një fustanellë me shumë pala, deri në 500-700 pala, identifikonte simbolikisht më të pasurit.
Ndonëse askush prej nesh nuk i reziston dot syve të një qeni kur na sheh…
GRUAJA E TOMORIT 1906: NJË FËMIJË NË KURRIZ, NJË PËR DORE DHE NJË POPULL MBI…
Në historinë e popullit shqiptar ka figura që njihen për trimërinë në luftë dhe për…
Në një libër të ri për jetën e përditshme në Berlinin e kohës së luftës,…
Shkencëtari Amerikan Mark Mattson bashkë me kolegët e tij, analizuan ndikimin e agjërimit në trurin…
Mehemet Aliu, Ibrahim Pasha, Soliman Pasha (Seve) dhe suita e tyre. Ngjitja në kalanë e…