Uraganët me emra femërorë janë më vdekjeprurës sesa stuhitë që iu janë dhënë nofka mashkullore, sepse njerëzit i marrin ato më pak seriozisht, thotë një studim. Studimet sugjerojnë se ndryshimi i emrit të stuhisë nga Charlie në Eloise mund të trefishojë numrin e viktimave.
Autoritetet u vënë emra stuhive të mëdha, sepse besojnë se i ndihmon njerëzit të kujtojnë këshillat se si të mbrohen nga moti, thanë studiuesit.
Por “kjo praktikë gjithashtu prek edhe stereotipet gjinore të zhvilluara gjerësisht, me pasoja potencialisht vdekjeprurëse”, shkruan “Proceedings of the National Academy of Sciences” në SHBA.
Studiuesit në Universitetin e Illinoisit dhe Universitetin Shtetëror të Arizonës analizuan më shumë se gjashtë dekada të dhëna, para se të arrinin përfundimet e tyre.
Ata shkruajnë: “Ne demonstrojmë se një fatkeqësi natyrore, thjesht duke u shoqëruar simbolikisht me një gjini të caktuar nëpërmjet emrit, gjykohet në mënyra që përputhen me rolet dhe pritshmëritë përkatëse sociale të asaj gjinie. Viktimat e shkaktuara nga uraganet në Shtetet e Bashkuara tregojnë se uragane të rënda me emra femërorë lidhen me shifra më të larta të numrit të të vdekurve”
Pragë, tetor 1927. Një diplomat shqiptar bie i vrarë nga plumbat e një studenti. Një…
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…
Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…
Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…
Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…
Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…