<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Abetarja që lidhi shqipen me italishten

Nga Andreas Dushi

Pesë vjet pas shpalljes se Pavarësisë, kur në Shqipëri ishte në prag njësimi abetares së gjuhës shqipe, nga Tipografia Italiane e Vlorës del një libër jo shumë voluminoz me autor arbëreshin Marko la Piana. Ky ishte i pari libër që një arbëresh botonte në Shqipëri.

Libri titullohej “Lingua Albanese – Gjuha shqipe, Sillabario Albanese – italiano con note sulla pronunzia e l’ortografia/ Abetar shqyp – italishte me veshtrime mbi shhqypetimmin dhe orthographien. Primo corso/Piesë e parë”.

Ky tekst ishte një abetare e shkruar gjysëm shqip e gjysëm italisht, ku gjuha shqipe qe shkruar sipas rregullave të dialektit toskë nga i cili la Piana zgjedh fjalët që tingëllonin më së miri. Ai i referohet botimeve më cilësore të studiuesve shqiptarë dhe arbëresh , duke u bazuar në tekstet e shkruar për të mos marrë në konsideratë vetëm gjuhën e folur, çka tregon një shkallë të lartë përgatitjeje shkencore nga autori.

Në tekst përdoret Alfabeti i Manastirit i cili, sipas la Pianas, duhet të shërbejë si pikë referimi për secilin tekst që shkruhet në gjuhën shqipe.

Sikurse shihet, autori parapëlqen të punojë paralelisht në tekst me dy gjuhët dhe vë variantin italisht përballë variantit shqip. Duke qenë se akoma grafema nuk qe lidhur saktësisht me fonemën, autori e plotëson tekstin me shënime shpjeguese rreth shqiptimit dhe mënyrës se si shkruhej saktë.

Struktura nuk është e komplikuar: Në fillim është parathënia e menjëherë pas saj, zanoret e gjuhës shqipe, tingujt gjysëmzanorë, zanoret hundore dhe shpjegimet përkatëse. Shpesh herë, autori u referohet edhe gjuhëve të huaja si dhe bën një punë krahasimore mes dialektit toskë dhe atij gegë.

Vijon me diftongjet, triftongjet dhe bashkëtingëlloret të cilat i sheh herë si pjesë të fjalës e herë tjetër të shkëputura prej saj. Përkrah fjalëve, autori vendos edhe ilustrime çka e bën tekstin shumë më të këndshëm për fëmijët.

Për studiuesit, pikërisht këtu lind një paqartësi: A i drejtohet teksti fëmijëve apo të gjithëve? Përveç ilustrimeve, element krejt fëminor, shohim se ka fjalë përkedhëlie e të tjera çka na bëjnë të kuptojmë se ky libër është abetare që i drejtohet krejtësisht fëmijëve.

Por, prej paralelizmave që bëhen me gjuhët e huaja duket sikur teksti u drejtohet të rriturve të cilët përveç shqipes, duan të mësojnë edhe gjuhë të tjera.

Por pavarësisht paqartësive që teksti krijon, ai duhet parë si një dëshirë për të vijuar dëshirën e madhe të asaj periudhe që i çeli udhë shqipes se folur drejt shqipes së shkruar.

postbck postbck

Recent Posts

Deklarohet edukatorja që rrahu dyvjeçarin në Tiranë: Po qante, nuk e durova dot

    Edukatorja e një kopsht privat, Brunilda Haxhiu është vënë në pranga nga Policia…

17 hours ago

Shumë njerëz hanë speca çdo ditë, pak e dinë se si ndikojnë në organizëm

Speci është një nga perimet më të gjithanshme. Është i domosdoshëm në sallata, në skarë…

17 hours ago

Këto janë dy zakonet që ndihmojnë të humbni peshë më lehtë

      Një studim i ri, i publikuar në revistën shkencore “International Journal of…

18 hours ago

I nxehti në Europë, ja truku i thjeshtë që po përdorin mijëra njerëz për t’u freskuar

    Përballë temperaturave rekord që kanë përfshirë Francën, shumë qytetarë po përdorin një metodë…

19 hours ago

Gjërat më të çuditshme që prishin Wi-Fi-n dhe si ta përmirësoni sinjalin!

    Bota moderne funksionon falë Wi-Fi-t, por ka disa pengesa të pazakonta që mund…

19 hours ago

Paralajmërimi i ekspertëve: Ja si noti në lumenj dhe liqene mund t’ju rrezikojë shëndetin

    Noti në lumenj dhe liqene po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, por…

19 hours ago