<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Bashkëbisedim mes Skënderbeut dhe Karlit të Madh

Një ndër perandorët më të njohur të historisë, Karli i Madh i cili vdiq në vitin 814 duke kaluar në Tejbotë (botën tjetër) mbahet mend si “Babai i Evropës” (në lat. Pater Europae) mbasi nën Perandorinë e Shenjtë Romake bashkoi pjesën më të madhe të asaj që njihet si Evropa Perëndimore. Bashkimi rreth një kulture dhe një forme të të besuarit të Evropës Perëndimore pikërisht nga Karli, çoi në debate që sollën skizmën e famshme rreth dy shekuj më pas.

Sa për Skënderbeun, ai ishte një gjeneral i njohur si Mbreti i Arbnisë dhe i Epirit i cili bashkoi trojet arbnore në një shtet të cilin e drejtoi vetë. Pa frikë, ai mund të quhet “Babai i Shqipërisë” pasi ishte i pari që ia doli të bashkojë territore shumë herë më të gjerë se Shqipëria e sotshme.

Fabula e ndërtuar mbi një bashkëbisedim imagjinar mes këtyre dy figurave mjaft të ngjashme në mënyrën se si vepruan dhe drejtuan, është themeli mbi të cilën shkruhet vepra “Kuvendime në mbretërinë e të vdekurve” nga abati italian Lorenzo Ignacio Thjulen.

Dëshira e Karlit të Madh për të dëgjuar historinë e Skënderbeut prej gojës së tij dhe gatishmëria e Skënderbeut për t’ia plotësuar këtë dëshirë, thurin dialogun e kësaj vepre që vjen në shqip, këtë vepër 200 vjet pasi është shkruar.

Mënyra se si vjen historia e Skënderbeut është më se e veçantë. Kjo gjetje e autorit Thjulen gërsheton aq bukur historinë me letërsinë sa të lë përshtypjen e një vepre të shkruar nga dikush që i njeh mirë të dy këto rrafshe. Nisur nga periudha kur vepra është botuar për herë të parë dhe interesi gjithnjë e në rënie për “gjërat angazhuese”, Thjulen ia del më së miri që t’i japë lexuesit njohuri, e njëkohësisht ta argëtojë.

Vepra në fjalë është pjesë e disa dialogjeve të cilat ndodhin mes heronjve që janë në Botën e Përtejme, dialogje që mbyllen me atë mes Gustavit III dhe Luigjit XVI.

Autori Thjulen lindi në vitin 1746. Lindi luteran, por u pagëzua katolik dhe si i tillë vdiq në vitin 1833. Nga viti 1770 iu bashkua jezuitëve dhe si pjesë e këtij urdhri jetoi në qytete të ndryshme të Italisë. Është autor i pesë autobiografive dhe i disa librave të tjerë, kryesisht doracakë letrarë.

Vepra “Kuvendime në mbretërinë e të vdekurve, Bashkëbisedim midis Gjergj Kastriotit mbret i Shqipërisë dhe i Epirit dhe Karlit të Madh perandor romak” vjen e përkthyer në gjuhën shqipe nga Gema Kraja dhe është pjesë e botimeve të së përkohshmes “Hylli i Dritës”. Kjo vepër bashkë me “Gjergj Kastrioti, Athleta Christi” botohen nga françeskanët shqiptarë me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe vitit mbarëkombëtar kushtuar kësaj figure.

postbck postbck

Recent Posts

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

18 hours ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

18 hours ago

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

    Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…

19 hours ago

Sa hapa duhen bërë në ditë për të humbur peshë?

    Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…

19 hours ago

Ky frut i ëmbël ndihmon në shërimin e anemisë

    Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…

19 hours ago

Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte!

  Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…

3 days ago