Rrëfimi i arkeologut francez më 1872: Origjinën e fustanellës helene kërkojeni në Shqipëri (Foto)

Nga Aurenc Bebja

Në revistën franceze, « L’Année géographique : revue annuelle des voyages de terre et de mer ainsi que des explorations, missions, relations et publications diverses relatives aux sciences géographiques et ethnographiques », botuar në 1872 nga shtëpia botuese « L. Hachette et Cie (Paris) » gjejmë, në faqen n° 327, shkrimin e arkeologut të njohur francez, Albert Dumont, i cili gjendej në Shqipëri gjatë verës po të atij viti.

Si përshkruhen shqiptarët në këtë shkrim? Në vijim do të gjeni rrëfimet brilante, të revistës dhe të autorit, mbi popullin tonë, të sjella në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :
Rrëfimi i revistës mbi shqiptarët nëpërmjet udhëtimit të arkeologut francez në Shqipëri :
« Shqipëria, ku në të cilën Z. Albert Dumont ka hyrë nëpërmjet Shkodrës, e vendos atë në qendër të vëzhgimeve të reja. Në Dalmaci, autori studion kryesisht vendin, ndërsa në Shqipëri popullin. Shqiptari – « Skypétar » siç i quan ai vetë – është një popull i virgjër, pothuajse primitiv, i cili nuk ka ngjashmëri me evropianin (me perëndimorin).

« Shqipëria, ku në të cilën Z. Albert Dumont ka hyrë nëpërmjet Shkodrës, e vendos atë në qendër të vëzhgimeve të reja. Në Dalmaci, autori studion kryesisht vendin, ndërsa në Shqipëri popullin. Shqiptari – « Skypétar » siç i quan ai vetë – është një popull i virgjër, pothuajse primitiv, i cili nuk ka ngjashmëri me evropianin (me perëndimorin). I familjarizuar me antikitetin helenik, Z. Dumont, është habitur çdo moment nga kostumi, zakonet, traditat apo analogjitë shqiptare, të cilat i kujtojnë atij Grekët e kohëve Homerike. Shqiptarët banojnë në trojet që dikur ishin të Pellazgëve. Ka shumë mundësi që një pjesë e gjakut të këtyre banorëve të lashtë (e kësaj rrace parësore) rrjedh ende në damarët e shqiptarëve. »

« Shqiptari dallohet përsosmërisht ; koka e tij e vogël, hunda e hollë, syri i mprehtë, i çelur si bajame, qafa e gjatë, trupi i dobët, këmbët e gjata dhe të forta, ai na kujton Grekët e lashtë, ashtu siç e gjejmë në skulpturën arkaike prej mermeri të Egjinës. Edhe kostumi (veshja) i tij vë në pah kujtimet e antikitetit. Fustanella e bardhë na kujton tunikën me pala deri në rrip, ndërsa gjunjakët (tirqit) e gjatë që mbështjellin këmbët deri në gjunjë janë mbrojtësit e kërcinjëve të epokës heroike. Kostumi nuk është i gjerë dhe i fryrë si në epokën e bukur greke ; por dallojmë, në vazot e stilit të vjetër që, (Në 1870, Ministria franceze e Arsimit publik i ka dhënë për mision autorit të studiojë vazot e pikturuara greke dhe të zbulojë prejardhjen e tyre), Helenët e dikurshëm nuk kanë pasur zakonet e bashkëkohorëve të Perikliut. Pikërisht, shpjegimi i kostumeve më të vjetra helenike duhet kërkuar në Shqipëri. »

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

postbck postbck

Recent Posts

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

8 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

9 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

10 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

11 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

11 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

1 day ago