Ambasadori i Perandorisë Osmane në Shën Petërsburg, Turhan (Pashë) Përmeti, kishte treguar se si trajtoheshin shqiptarët dhe serbët gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Siç e sjellë në kujtesë njohësi i historisë, Salih Mehmeti, ai kishte thënë se shqiptarëve nuk u ishte lejuar mësimi në gjuhën e vet kurse serbëve po.
“Tyrqit, në vend qi t’i ndihmonin të përhapunit të kombsiës shqiptare, kanë përdorun në ç’do kohë të gjithë fuqiën e tyne për me e ndrydhun. Shqiptarvet u âsht dashun të luftojnë pa pushim për me ruejtun karakterin kombtar kundër mundimevet të bâmuna prej qeverriës tyrke për me i shkombësuem; e këjo punë provohet kjarisht prej 54 kryengritjeve të mëdhaja shqiptare, qi regjistron historia tyrke…[…] Si serbët ashtu edhe shqiptarët qenë shtruem nën sundimin e tyrqvet, po me këtê ndryshim qi shqiptarvet qeverria tyrke u ndalonte arësimin në gjuhët të vet në vênd qi serbët ishin të lirë me mbajtun shkollat kombtare të tyne, punë këjo qi u jipte lêje me bámun njê propagandë të gjallë…”
Këto fjalë janë shkruar nga dora vetë ambasadorit të Perandorisë Osmane në Shën Petërsburg. Nji prej diplomatëve ma të jashtëzakonshëm që ka shërbye edhe në Berlin, Athinë, Vjenë dhe Romë. Fjala asht për Turhan (Pashë) Përmetin, mbrojtësi diligjent i tansisë etnike në Paqen e Versajës.
Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëvee të…
Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit.…
Muaji i Ramazanit është periudhë reflektimi, përkushtimi dhe disipline shpirtërore. Përveç agjërimit nga…
Videoja “The Longest Penguin Migration on Earth” nga BBC Earth paraqet një nga udhëtimet më…
BMW M ka njoftuar se po punon në rreth 30 modele të reja që do…
Është zyrtare, të paktën sipas disa mjeteve të inteligjencës artificiale. ChatGPT dhe Google kanë pohuar…