<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Lazër Shanto, martiri që e ndanë copash

Ndoshta, jo të gjithë e njohin përkthimin që Dom Lazër Shantoja i bëri “Faustit” të Gëtes. Me shumë mundësi kjo ndodh për faktin se ai nuk e bëri përkthimin për famë, por për të shpëtuar veten nga vdekja e ngadaltë që po përjetonte gjatë emigrimit të gjatë. Mjerisht, kur u kthye në Atdhe, u vra barbarisht nga ato që Primo Shllaku i quan “të denjë për të vdekë e të padenjë për t’u varrosë!”

Lazër Shantoja lindi më 2 shtator 1892-in, bir i Luçie dhe Kel Blinishtit. Vëllai i tij, Luigji mbante titullin Kapiten në xhandarmërinë e Zogut por pas atentatit të parealizuar ndaj Monarkut në Austri, ai u detyrua të largohet e të kërkojë strehim në Bukuresht të Rumanisë.

Lazri ishte shuguruar meshtar por nuk mundi të shërbente thuajse asnjë ditë në famullinë që i caktoi Ipeshkvi i kohës, Imzot Lazër Mjeda, pasi për shkak të vëllait u cilësua “tradhtar” nga qeveria e Zogut. Këtu fillon faza e parë e torturave ndaj tij.

Në vitin 2016, numri 2 i revistës “Hylli i Dritës” botoi korrespondencat mes Dom Lazrit dhe Imzot Mjedës. Në to, dalin qartë vuajtjet e Dom Lazrit. Asnjë shtet nuk e pranonte, pasi shteti shqiptar i kishte konfiskuar pasaportën. Lëvizi sa në Itali, Gjermani, Austri e Zvicër, ku më në fund, në skajin më të largët të Zvicrës, në një fshat me më pak se 100 banorë, i cili nuk ekzistonte as në hartë, gjeti strehim në një çelë (shtëpi ku banon prifti) krejt të rrënuar.

I vetmi ngushëllim i tij në këtë ecejake të pafund ishin librat. Në një ndër letrat drejtuar Imzot Mjedës në vitin 1931, ai shkruan: “I falem nderës Zotit që më ka ruejt marakun për libra, përndryshe, me mërzi që asht këtu, kisha dal mendsh kah dit…”

Në çdo vend ku shkonte, gjëja e parë që bënte ishte të mësonte gjuhën e vendit por kishte diçka që nuk e kishte përvetësuar siç i shkruan sërish Imzot Mjedës: “Tuj mos ditë dialektet e përçudnume të këtyne kantoneve …”

Përktheu pafund nga anglishtja, italishtja e gjermanishtja e shkroi edhe më shumë në gjuhën shqipe. Kur u kthye në Shqipëri, u afrua me “Hylli i Dritës”, ku botoi thuajse në çdo numër që do të dilte deri sa u mbyll nga sistemi komunist. Dom Lazri kishte punuar e shkruar shumë gjatë viteve të mërgimit, prandaj nuk mundi të botonte gjithçka kishte në arkivin personal.
Pushteti italian e emëroi President të “Dante Aligherit” në Shqipëri duke i dhënë një gradë italiane si një mbështetës i tyre, përkrahje të cilën as ai vetë nuk e mohoi asnjëherë.
Nuk do të kalonte shumë kohë mes mbylljes së revistës “Hylli i Dritës”, si porta ku dom Lazër Shantoja shkruante dhe mbylljes së Dom Lazër Shantojës në një burg nga ku do të përgatitej të shkonte drejt varrit që akoma edhe sot nuk i dihet.

Sipas librit “Imzot Vinçenc Prennushi me shokë martirë”, botim i Arqipeshkvisë së Shkodrës, Dom Lazër Shantoja ishte i pari meshtar që u arrestua pak ditë pas vendosjes së regjimit komunist e tre muaj më pas ishte martiri i dyti që u vra duke kaluar ndër torturat më të paimagjinueshme.

Imzot Zef Simoni në librin e tij kushtuar vuajtveve nëpër burgje kujton se: “E kanë marrë në hetuesi dhe nuk besoj se kanë torturuar tjetërkënd në Shqipëri ashtu siç kanë torturuar atë.”
Edhe At Giovanni Fausti do t’i shkruante Vikarit të përgjithshëm jezuit: “Dom Lazër Shantoja, shkrimtar i njohur dhe orator i mirë, që ishte përzier tepër në politikë në kohën e pushtimit italian në dobi të tij dhe që në fjalimet politike kishte përdorur fjalë fyese ndaj kundërshtarëve; ai u keqtrajtua aq fort sa disa e kanë parë me trup e këmbë të fashuara.”
Në akt-akuzën shkruar në datën 28.01.1945, Dom Lazër Shantoja akuzohet si bashkëpunëtor i ngushtë i armiqve të rregjimit, si fashist i ndezur që ka favorizuar pushtimin fashist dhe ka deklaruar publikisht se Shqipëria ishte koloni italiane duke thënë “Italia nuk do ta lërë kurrë Shqipërinë”.

Dënohet me vdekje dhe me konfiskimin e pasurisë, vendim i cili u apelua në gjykatën e lartë të Tiranës, por nuk ndryshoi. Në burg e torturuan në mënyrë çnjerëzore, duke e bërë të përjetonte vuajtje të papërfytyrueshme e pastaj e vranë.

“Qe meshtari i parë i pushkatuar pasi e torturuan tmerrësisht dhe barbarisht. Ndër të tjera, i rrjepën lëkurën e këmbëve dhe mbi mish i hodhën kripë, e përsëri, nën tortura, me hekura të nxehtë i thyen këmbë e krahë dhe e lanë pa mjekime. Trupin e tij të sakatur e çuan për pushkatim”. kujton Imzot Simoni.

Por fjalia më tronditëse mbetet ajo e së ëmës. Kur e pa në atë gjendje, me duar e këmbë të ndara copash ajo u kërkoi rojeve: “Ju lutem më jepni revolen ta vras! Plumin e paguej unë!”

postbck postbck

Recent Posts

Vendoseni këtë erëz pranë dritareve dhe dyerve për të parandaluar buburrecat

Insektet bëhen një shqetësim gjithnjë e më i zakonshëm gjatë pranverës dhe verës, veçanërisht kur…

2 days ago

Terapia e re kundër kancerit jep shpresë të madhe: Te disa pacientë tumoret u zhdukën plotësisht

Pas rezultateve që po tërheqin vëmendjen në ASCO 2026, studiuesit po e zgjerojnë testimin e…

2 days ago

Pse nuk ka dhomë me numrin 420 në shumë hotele?

Ndoshta nuk e keni ditur që numri 420 është i lidhur ngushtë me kanabisin, pasi…

3 days ago

Pse nuk ka dhomë me numrin 420 në shumë hotele?

    Ndoshta nuk e keni ditur që numri 420 është i lidhur ngushtë me…

3 days ago

Kur fjala e besës vlente më shumë se floriri

Albert Vataj Gojësh të mylmyera me mirësi, vjen një ngjarje e vogël në pamje, por…

4 days ago

Si ta rregulloni klimën për të përdorur më pak energji elektrike, truke të thjeshta për të kursyer para

Gjatë temperaturave të larta të verës, kondicionerët bëhen të domosdoshëm, por shumë njerëz janë të…

4 days ago