<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Tirana pa xhaminë e vjetër, por me Partizanin e Panjohur!

Xhamia e Vjetër u ndërtua në vitin 1614, nga Sulejman Pasha, i cili pas vdekjes u varros në tyrben në jug të saj. Në vitin 1840, xhamisë iu bë një rikonstruksion me paratë e lëna me testament nga Abdurrahman bej Toptani. Sipas albanologëve të mëdhenj, Xhamia e Vjetër kishte rëndësi simbolike dhe Sulejman pasha, pranohej si themeluesi i qytetit të sotëm të Tiranës, shkruan Gazmend Bakiu.

Në nëntorin e 1944-ës, Xhamia e Vjetër u dogj, por minarja kishte shpëtuar për mrekulli. Në vitin 1945, tiranasit mblodhën mijëra franga ar, për ta rindërtuar, pavarësisht se po përballeshin me sekuestrimet e kohës. Mirëpo, Xhamia e Vjetër u rrafshua dhe pikërisht aty u vendos monumenti “Partizani”.

Metamorfoza e kryeqytetit sapo kish filluar… dhe nuk ka të sosur.

Çfarë kanë thënë të huajt, për “Tiranën e xhamive”:

“Ka xhamia, hane, hamame, ka carshinë dhe sheshin e pazarit, vreshtët dhe kopshtet janë të panumërta. (Evlia Çelebi, udhëpërshkrues turk, 1662)

“Tiranës i bien në sy, në radhë të parë, xhamitë e saj të stolisura me ngjyra të shkëlqyera dhe elegante, që u japin një tërheqësi të panjohur në faltoret e këtyre viseve.” (Eduard Lir, piktor dhe udhëpërshkrues anglez 1848)

” …Tirana është një qytet i sheshtë, me rrugë të gjera me shumë ujëra të rrjedhshëm, me një carshi të madhe dhe me gjallëri. Kur hyn në qytet nga rruga e Shkodrës shihen dy xhami të bukura. Ka disa xhami e mesxhide të tjera dhe dy medrese…” (Sami Frashëri, Kamus al Alam 1892). 

postbck postbck

Recent Posts

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

20 hours ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

21 hours ago

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

    Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…

21 hours ago

Sa hapa duhen bërë në ditë për të humbur peshë?

    Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…

21 hours ago

Ky frut i ëmbël ndihmon në shërimin e anemisë

    Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…

21 hours ago

Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte!

  Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…

3 days ago