<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Nëse i drejton shpesh flokët me piaster, ka diçka që duhet ta dish patjetër

Sa herë të ka ndodhur mëngjeseve para pasqyrës ta shohësh veten në krizë? Flokët sërish të parregullt? Nëse puna e parë që bën në këto raste është piastra e nxehtë, kujdes! Duhet të mendohesh dy herë!

Ka shumë arsye për këtë. E vërteta është që piastra e nxehtë është e dëmshme për flokët. Por sidomos nëse atë e përdor në flokë ende të lagur.

“Përdorimi i një piastre të nxehtë në flokë të lagur është mjaft i dëmshëm”,– thotë Nicole Heney, makeup artist-e. “Nëse përdor shpesh piastrën e nxehtë në flokë të lagur, lagështira e flokëve do të largohet menjëherë duke i djegur fijet. Piastra është e dëmshme për flokët dhe kjo dihet, por në flokë të lagur është edhe më keq. Ajo që duhet të bësh është një produkt mbrojtës i nxehtësisë mbi flokë ose t’i lësh flokët të thahen plotësisht nga lagështira.”

Sarah Mohamed, makeup & hair artist-e për flokët e nuseve, po ashtu këshillon: “Mendo për një moment sikur të largoje ujin nga gjithҫka. E njëjta gjë është edhe për flokët. Dëmi që u shkaktohet atyre nga piastra është tharja e menjëhershme. Nëse për një kohë të gjatë do të vazhdosh kështu, dëmi do të jetë i dukshëm dhe flokët pa jetë.”

Këshillohet:

Përdor më shumë shampo për flokët e thatë dhe produkte kozmetike pa alkool, në mënyrë që të mos dëmtosh flokët.

Sa herë të kesh nevojë për t’i drejtuar flokët me piaster, sigurohu që të jenë plotësisht të thatë.

Para se të përdorësh pistrën, përdor një produkt mbrojtjës kundër dëmtimit të diegies.

Mbaje temperaturën e tharjes së tij nën kontroll. Nëse të dhemb skalpi, atëherë temperatura e piastrës është e lartë.

Përdor nxehtësinë mesatare dhe përpiqu të përdorësh më tepër ajrin sesa ngrohtësinë për të eliminuar lagështinë.

Mos i tërhiq shumë flokët gjatë kohës që përdor piastrën, sepse është e dëmshme. Kombinimi i nxehtësisë me tërheqjen e bën flokun më të dobët.

Përdore sa më rrallë të mundesh dhe përpiqu të mos e përdorësh menjëherë pas dushit.

postbck postbck

Recent Posts

Pse bien më shumë flokë gjatë vjeshtës? Kur është normale dhe kur duhet të shqetësohemi

    Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…

6 hours ago

Mus’hafi rrethor osman, Kurani i detarëve, libri i shenjtë që lundronte pranë zemrës së marinarëve

Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…

6 hours ago

Mos hani kurrë Hudhër nëse vuani nga këto 5 sëmundje

  Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…

7 hours ago

Vrasjet politike që tronditën Evropën dhe lidheshin me shqiptarët

Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…

7 hours ago

Sipas stinës, këto ushqime pastrojnë enët e gjakut

    Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…

7 hours ago

Soda e bukës, sekreti që kuron artritin njëherë e përgjithmonë, ja si ta përdorni(VIDEO)

    Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…

7 hours ago