<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Ishin pellazgët që e themeluan Romën”

Një ndër figurat më të ndritura të botës arbëreshe, themeluesi i Rilindjes Kombëtare, mësues, botues, folklorist, filolog dhe poet i shquar. Jeronim de Rada lindi 206 vite më parë, më 29 dhjetor 1814 në komunën e Makit (Macchia), në Kozenca të Italisë.

De Rada që herët iu përkushtuar çështjes shqiptare. Aktivitetet e tij publicistike, letrare dhe politike, ishin thelbësore jo vetëm për ndërgjegjësimin rreth minoritetit arbëresh në Itali, por edhe për vendosjen e themeleve të një letërsie kombëtare shqiptare.

Veprat e tij, në të cilat mbizotëron dashuria e zjarrtë për prejardhjen e tij, janë një dëshmi e mbijetesës së identitetit shqiptar, i vënë përballë sfidave të shumta gjatë historisë. Në tetor të 1934-ës, me dëshirë të babait të tij, u regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë së Napolit, por fokusi kryesor i tij mbeti mbledhja e materialeve folklorike dhe letërsia.

Pikërisht në Napoli, më 1836 nxori botimin e parë të poemës së tij më të njohur në shqip “Këngët e Milosaos”, me titullin “Poezi shqiptare të shekullit XV”. Vepra e tij e dytë, Këngë historike shqiptare të Serafina Topisë, grua e princit Nikollë Dukagjini, Napoli 1839, nuk u la të qarkullojë nga autoritetet burbone nën pretekstin se De Rada kishte lidhje me grupet komplotiste gjatë të ashtuquajturit ‘Risorgimento’ në Itali.

Në vitin e revolucioneve në Evropë, më 1848, De Rada themeloi gazetën “Shqiptari i Italisë” (L’Albanese d’Italia), ku u përfshinë artikuj në gjuhën shqipe. Kjo gazetë dygjuhëshe, me karakter ‘politik, moral e letrar’ e me një tirazh prej 3 200 kopjesh, ishte i pari periodik në gjuhën shqipe i botuar ndokund. Më 1883, themeloi revistën mujore dygjuhëshe “Fiamri Arbërit”.

Ky periodik, i botuar në fillim në Macchia e më pas në Kozencë, zgjati deri në nëntor të vitit 1887 dhe me gjithë censurën turke dhe greke, lexohej gjerësisht edhe nga shqiptarët në Ballkan. Më 1892, De Rada u riemërua mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në kolegjin e Shën Adrianit, në Shën Mitër dhe më 1895, organizoi të parin kongres gjuhësor arbëresh në Koriliano Kalabro

Çfarë ka thënë De Rada për gjuhën shqipe:

Gjuha shqipe rri me mënjanë, si gjuhe origjinale: e pandryshueshme dhe jo e përzier në trungun e saj, si sanskrishtja, greqishtja, latinishtja dhe gjuhet tjera që rrjedhin syresh.

Gjuha shqipe është e përbërë nga fjalë njërrokëshe, që vënë në dukje aspekte të ndryshme të fushës. Me ndihmën e prapashtesave ose të ndryshimit të zanoreve në rrënjën njërrokëshe, gjuha shqipe ka mundësitë të formojë fjalët për një ligjërim.

Ka dy lakime ku njëri është i shquar; tjetri i pashquar. Tri janë gjinitë, ku ajo asnjanëse shpreh idetë e përgjithshme. Rasat janë shtatë.

Format e foljes janë tri: veprorja, joveprorja dhe mesorja; pesë, mënyrat; shtatë, kohët.

Zanorja e ndryshueshme, si shtesë e prapashtesave morfologjike, ndryshon tonalitetin.

Për arsye të burimeve të saj fonetike, gjuha shqipe është superiore ndaj çdo gjuhe klasike.

Gjeografia, ashtu si dhe legjendat e kohës parahistorike helene dhe latine ruajnë fjalë shqiptare. Ishin Pellazgë, Trojanë, Frigianë, etj. Ishin Pellazgët që e themeluan Romën.

Zotat e paganizmit kanë të gjithë emra që rrjedhin nga rrënjët shqiptare. Është e qartë pra se për kultin e Perëndisë dhe natyrës duhet t’u referohemi Pellazgëve. Pas transformimit të zotit të vetëm në një perëndi shumëformëshe dhe antropomorfe ata ndoqën idhuj, të cilët, kishin emra të përkryer shqiptarë, që shprehnin simbolet e tyre.

postbck postbck

Recent Posts

Shenjat e para të autizmit tek fëmijët, ekspertët bëjnë thirrje për kujdes të hershëm

  Autism Spectrum Disorder është një çrregullim zhvillimor që shpesh shfaq shenjat e para në…

4 hours ago

9 simptomat e kancerit që nuk duhet t’i injoroni

    Sëmundja famëkeqe e kancerit mund të shfaqet nga simptoma të cilat duken si të padëmshme,…

6 hours ago

Nëse foshnja juaj ka bllokim të hundëve, ja çfarë duhet të bëni

  Bllokimi i hundëve është shumë i zakonshëm tek foshnjat, sidomos gjatë stinëve të ftohta…

4 days ago

IKSHPK njofton qytetarët për Hantavirusin: Sa jemi në rrezik?

    IKSHPK ka njoftuar qytetarët rreth rrezikut me infeksionin Hantavirus. Sipas IKSHPK rreziku vlerësohet…

4 days ago

​Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për vaksinim të fëmijëve

    Nga 16 prill deri më 8 maj, në Kosovë janë konfirmuar dhjetë raste…

4 days ago

Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria…

5 days ago