Në momentet e fundit të jetës, Leka i Madh thirri gjeneralët e tij dhe u bëri të ditur tri dëshirat e tij: tri kërkesat e fundit për këtë jetë.
E para: arkivoli im duhet ta bartin në supe mjekëve më të mirë që gjenden, – tha ai.
“E dyta: thesaret që i kam grumbulluar (argjendin, arin dhe gurët e çmuar …), të hidhen gjatë rrugës për në banesën e fundit.
E treta: duart të mbeten të lira, duke u lëkundur jashtë arkivolit për t’i parë të gjithë.“
Njëri prej gjeneralëve të tij, i habitur nga këto kërkesa të pazakonta, e pyeti Lekën se cilat ishin arsyet për këto tri dëshira.
Leka i Madh, ktheu kokën nga ai dhe tha:
“E para: dua që mjekët më të shquar që kemi, të bartin mbi supe arkivolin tim për t’u dëshmuar se kur të përballen me fundin, nuk do të kenë fuqinë për të na shëruar!
E dyta: dua që udhës për në banesën e fundit të hidhen thesaret e mia, në mënyrë që të gjithë të mund të shohin, se të mirat materiale, të grumbulluara këtu, mbeten këtu!
E treta: dua që duart të më lëkunden në ajër jashtë arkivolit, në mënyrë që njerëzit të mund të shohin se me duar të zbrazëta arrijmë në këtë botë dhe duarbosh largohemi, kur për ne përfundon thesari më i çmuar:
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…
Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…