<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Studimi/ A e largon kafeja dhimbjen e kokës

Dhimbja e kokës ka efekt ngadalësues për të gjithë organizmin. Njeriu kërkon shpëtim të menjëhershëm kryesisht tek medikamentet si paracetamoli, por në disa raste shpëtimi nga dhimbja qëndron tek një filxhan kafeje. Aftësitë e kafesë për eliminimin e dhimbjes së kokës burojnë nga kafeina.

Por përpara zbulimit të rolit të kafeinës kundër dhimbjeve të kokës, ekspertët e AgroWeb.org thonë se duhet kuptuar si ndodh dhimbja e kokës.

Dhimbjet shfaqen kur trupi çliron një substancë të njohur si adenosine e cila shkakton inflamacion në enët e gjakut.

Kafeina ndikon menjëherë duke penguar prodhimin e kësaj substance e ngushtuar enët e gjakut.

Një teori tjetër për rolin e kafeinës kundër dhimbjeve të kokës është se ajo përshpejton ritmin e përthithjes së medikamenteve kundër dhimbjeve në trup.

Kjo është arsyeja përse shumë medikamente kundër dhimbjeve dhe inflamacioni kanë një përmbajtje kafeine.

Llojet e Dhimbjeve të Kokës Janë të Ndryshme.
Bëhet fjalë për dhimbje të kokës nga sinoziti, alergjitë, e ftohura por edhe migrena.

Natyrshëm lind pyetja nëse kafeina është efikase kundër të gjitha llojeve të dhimbjeve të kokës.

Ekspertët thonë se kafeina të bën mirë kundër dhimbjeve të kokës, madje edhe kundër migrenës.

Megjithatë kafeja është një zgjidhje afatshkurtër kundër dhimbjeve dhe ajo nuk shëron problemin që shkakton dhimbjen e kokës.

Kafeina Krijon Varësi
Kafeina mund të krijojë varësi si çdo substancë tjetër.

Nëse e teproni me kafeinë atëherë trupi do të jetë i varur prej saj.

Heqja dorë nga kafeina më pas mund të bëhet shumë e vështirë.

Simptomat e lënies së kafesë janë:

Dhimbjet e kokës,

Lodhja dhe plogështia,

Acarimi,

Ankthi,

Të përzierat.

Njerëzit që pinë më shumë se pesë filxhanë kafe në ditë për një periudhë të gjatë kanë shumë gjasa të bëhen të varur prej saj.

Burime të tjera të shëndetshme të kafeinës janë: çokollata, çaji dhe kakaoja./

postbck postbck

Recent Posts

Pse krijohen kalcifikimet dhe në cilat pjesë të trupit shfaqen më shpesh

Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…

10 hours ago

Disa rregulla për kafshët në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…

11 hours ago

​37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…

11 hours ago

23 marsi 1989, dita kur Kosoves iu hoq autonomia me vote ne Kuvend

Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…

12 hours ago

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

1 day ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

2 days ago