<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ju bien flokët? Ja si ti shpëtoni duke përdorur hudhër

Vuani nga humbja e flokëve? Mos u shqetësoni! Një problem i tillë është shumë i zakonshëm si tek burrat dhe tek gratë.

Tek burrat, shpesh rënia e flokëve ndodh me kalimin e moshës dhe ata kanë një tendencë gjenetike që çon në rënie të flolëve, ndërsa te gratë mund të jenë shumë faktorë së bashku që çojnë në një problem të tillë.

Pavarësisht pse ndodh ka shumë ilaçe shtëpiake të cilat mund të ndihmojnë që të keni flokë më të shëndetshëm dhe më të gjatë duke parandaluar rënien e flokëve.

Nëse po kërkoni mënyra natyrale se si të shmangni rënien e flokëve e keni zgjidhjen: hudhra!

Hudhra dhe flokët
Sipas një studimi të botuar në Indian Journal of Dermatology, aplikimi i xhelit të hudhrës në skalpin e kokës mund të çojë në rritjen e flokëve të rinj në zonat ku nuk ka flokë. Hudhra përmban sulfur dhe selenium që mund të forcojnë strukturën e boshtit të flokut, duke ushqyer skaklpin dhe folikulat e flokut.

Si ndihmon hudhra
Hudhra është e pajisur me veti antibakteriale që ndihmojnë për të parandaluar infeksione të ndryshme të shkaktuar nga mikrobet, infeksione mykotike apo kërpudhore të skalpit. Përveç kësaj, hudhra mund të ndihmojë për të hequr qafe edhe parazitët, që mund të prekin skalpin tuaj.

Aplikimi i hudhrës mund të trajtojë edhe kruajtjen apo skuqjen e skalpit, të largojë toksinat dhe papastërtitë nga lëkura e kokës duke ndihmuar në rritjen e flokëve të rinj.

Si ta përdorim hudhrën nëse kemi rënie të flokëve

Vaj natyral hudhre
Vaji i hudhrës besohet se është shumë i efektshëm për të trajtuar problemet e rënies së flokëve.

Për të përgatitur vaj natyral hudhre në shtëpi gjithçka që duhet të bëni është të copëtoni hudhrën në copa të vogla dhe pastaj t’i zhysni në vaj ulliri për një ose dy javë. Vendoseni këtë vaj në frigorifer për ta ruajtur mirë.

Pilula hudhre
Këto pilula gjenden lehtësisht në farmaci. Doza ideale e konsumimit të tyre është një pilulë në ditë dhe jo më tepër se kaq.

Hudhër e freskët në balsamin e flokëve
Një tjetër metodë është përdorimi i hudhrës duke e përzier thellë në balsamin e flokëve.

Hudhra e papërpunuar
Një mënyrë tjetër e lehtë dhe efektive për të stimuluar rritjen e flokut është të aplikoni hudhrën e freskët në skalpin e kokës.

postbck postbck

Recent Posts

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

5 hours ago

Zbulohet çmimi i telefonit që mban baterinë rreth një muaj, ja kur do të dal në treg

    Kompania franceze Avenir Telecom ka lansuar Energizer P30K Apex, një telefon inteligjent të…

5 hours ago

I ishin bllokuar zorrët, mjekët në Florida gjejnë në barkun e maces 26 lidhëse flokësh

  Një shoqatë shpëtimi kafshësh në Florida, tha se një mace 6-vjeçare iu nënshtrua një…

5 hours ago

Ky është ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit që mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë deri në 150 vjet

  Ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit mund të jetë hapi i parë drejt…

5 hours ago

Iftarllëku një herë e një kohë

Nga: Tahir N. Dizdari (1900–1972), orientalist dhe folklorist Përshkruaj disi me detaje si u shtronte…

23 hours ago

Shqipëria, Iliria e dikurshme, nga Roma te Perandoria Osmane, një histori lufte shekullore

SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…

2 days ago