<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Hirra e djathit shëron disa së’mundje, ja çfarë duhet të dini

Hirra është një nënprodukt që përftohet nga prodhimi i djathit. Në varësi të teknologjisë së prodhimit klasifikohet në e ëmbël dhe acide. Përgjithësisht hirra acide është nënprodukt që formohet nga prodhimi i djathrave të butë(kashar) ndërsa hirra e ëmbël është rezultat i djathrave të fortë (feta, djathi bardhë).

Përbërja dhe cilësitë e hirrës janë të varura nga teknologjia e prodhimit të djathit dhe cilësia e qumështit të përdorur.

Qysh në lashtësi ajo është përdorur në mënyrë empirike për kurimin e disa sëmundjeve të tilla si tuberkulozi, probleme të aparatit tretës apo dhe lëkurës. Me zhvillimin e teknologjisë ushqimore dhe njëkohësisht ndërgjegjësimin për produkte të shëndetshme dhe më pak të përpunuara hirra është vendosur në qendër të vëmendjes si një produkt që premton në aspektin cilësor dhe padyshim ekonomik.

Përbërësi kryesor është uji, i cili përfaqëson një volum prej 93%, gjithashtu në përbërjen e saj gjenden pothuajse 50% e elementeve që gjenden në qumësht. Ajo konsiderohet një burim shumë i rëndësishëm proteinash të tilla si α-laktoalbumina, β-laktoglobulina, imunoglobulina, kazeinomakropeptide,laktoferrin, lizozime etj.

Vlen të theksohet fakti se β-laktoglobulina e cila gjendet në përbërjen e hirrës është një nga proteinat me vlerën më të lartë biologjike, 104%.

Eshtë gjithashtu një produkt i pasur me vitamina kryesisht ato të grupit B, veçanërisht B2 e cila është përgjegjëse për ngjyrën karakteristike të verdhë në nuancë jeshile të hapur. Vitamina B2 ka një rol tepër të rëndësishëm në metabolizmin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave në organizëm. Riboflavina(Vit B2) luan një rol esencial në zbërthimin e karbohidrateve dhe prodhimin e ATP, lëndë të cilën organizmi e përdor si burim energjie.

Përsa i përket profilit nutritiv hirra e djathit është një produkt i pasur me aminoacide. Metionine, cisteine, isoleucine, leucine, valine janë ndër aminoacidet më të rëndësishme të pranishme, të cilat janë të domosdoshme për një sërë funksionesh metabolike ku vlen të përmendet ndërtimi i muskujve apo efekti mbështetës ndaj sistemit imunitar. Në literaturë sugjerohet se konsumimi i sasive deri në 1.5 l hirrë është e mjaftueshme për të siguruar sasinë ditore të nevojshme të aminoacideve esenciale.

Perberesit Hirra e embel Hirra acide

Laktoze 63,0-70,0 63,0-70,0.
Proteina 46,0-52,0 44,0-46,0.
Kacium 6,0-10,0 6,0-8,0.
Fosfat 0,4-0,6 1,2-1,6.
Laktate 1,0-3,0 2,0-4,5.
Klor 2,0 6,4.

– Sasia(g/L) e disa prej perberesve te hirres (Jelen, 2003).
Aktualisht në tregun ndërkombëtar produktet me bazë hirre i gjejmë në 3 kategori kryesore:

Mixtura me lëngje frutash ose perimesh.
Produkte të fermentuara.
Pije alkoolike.
Pije të gazuara.

Duke qenë një produkt me elementë të shumtë ushqyes është i rekomandueshëm për të gjitha grupmoshat. Përmbajtja e sasive të konsiderueshme të laktulozës dhe vetive purgative (anti kapsllëk) e bën një produkt të rekomandueshëm kryesisht për fëmijët. Njëkohësisht përmbajtja në kalcium dhe fosfor e bën një produkt të rekomandueshëm për popullatën në risk ndaj osteoporozes. Sasitë e kënaqshme të proteinave, aminoacideve dhe vitaminave e bëjnë të sygjerueshëm për këdo.

postbck postbck

Recent Posts

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

2 hours ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

2 hours ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

8 hours ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

8 hours ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

1 day ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

1 day ago