Çdo kush ka kuriozitetin të dijë se përse rezidenca e Presidentëve të Amerikës quhet Shtëpia e Bardhë.
Ajo lidhet me zjarrin që i vunë britanikët dhe më pas për të zhdukur gjurmët dhe shenjat e zjarrit u lye me gëlqere.
Studiuesja e njohur Albana Lifschin ka publikuar historikun e Shtëpisë së Bardhë.
Albana Lifschin
Vendin ku do të ndërtohej shtëpia e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e zgjodhi vetë presidenti Xhorxh Uashington në vitin 1791.
Ndërtimi i shtëpisë së Presidentit filloi një vit më vonë por vetë në nëntor të vitit 1800 shtëpia priti banorët e pare të saj.
Madje edhe atëherë shtëpia nuk ishte veshur ende me mobilje.
Abigel Adamsi, gruaja e presidentit të dytë të Shteteve të Bashkuara, Xhon Adamsit, shkruante kështu për shtëpinë e re: “Kjo shtëpi është bërë tashmë e banueshme, por ende s’ka as edhe një mobilje të vetme brënda. Dhomën më të madhe të saj, unë e përdor për të nderur rrobat.”
Gjatë luftës së vitit 1812 me Anglinë, siç thamë, anglezët hynë deri në kryeqytetin e vëndit, në Washington DC, i cili ishte i pambrojtur.
Presidenti atë kohë nuk ndodhej aty. Para se të linte Shtëpinë e Presidentit, siç quhej atë kohë, Dolli Medison, gruaja e presidentit Xhejms Medison, arriti të shpëtonte nga djegia një pikture të madhe të Xhorxh Uashingtonit, vepër e piktorit të famshëm Gilbert Stuart dhe objekte të tjera të rëndësishme. Ushtarët anglezë I vunë zjarrin Shtëpisësë Presidentit.
Shtëpia e Presidentit u rindërtua më vonë duke ruajtur po atë pamje e arkitekturë. Sidoqoftë pas rindërtimit të saj të gjitha muret u lyen me ngjyrë të bardhë për të fshirë gjurmët e zjarrit. Që nga ajo kohë, amerikanët u mësuan ta thërrisnin shtëpinë e presidentit “Shtëpia e Bardhë.” /Ra.My. Fjala.al/
Disa vdekje po ndodhin gjatë verës, por kryesisht nga ataku në zemër. Ataku…
Rreth një e katërta e të rriturve të moshuar në mbarë botën…
Një grup studiuesish nga St. Jude Children’s Research Hospital ka identifikuar një proteinë…
Njerëzit e lindur para vitit 1966 po këshillohen të jenë veçanërisht të vëmendshëm…
Dhimbja në shpinë nuk mjafton për të kuptuar burimin. Mënyra si përhapet, temperatura…
Thonjtë mund të japin disa të dhëna për gjendjen e përgjithshme të organizmit.…