Me këtë truk do ta pastroni në çast dhe do të parandaloni ndryshkun dhe sëmundjet.
Kur e keni pastruar për herë të fundit çelësin e konservës?
Sipas një studimi të Universitetit Rochester, çelësi i konservave është një ndër objektet më të ndyra në kuzhinën tuaj.
Çelësi është vend i përshtatshëm për baktere si p.sh. salmonela dhe E.coli, transmeton Telegrafi.
Këta hapa do t’ju ndihmojnë që thellësisht ta pastroni çelësin e konservave në mënyrë që ta zgjidhni problemin me bakteret.
Ju nevojiten:
∙ detergjent për larje të enëve,
∙ zbardhues,
∙ peshqirë,
∙ ujë mineral.
Foto: Profimedia
Pas çdo përdorimi pastrojeni me themel çelësin e konservave me ujë të nxehtë dhe me sapun.
Pastroni sa më mirë në mënyrë që të pengoni ndryshkun. Pastaj lëreni që të thahet tërësisht në ajër para se ta ktheni sërish në sirtar.
Nëse dëshironi që ta pastroni thellësisht dhe ta dezinfektoni çelësin e konservave, mos përdorni sapun.
Kombinoni me një lugë zbardhues me një enë ujë të nxehtë. Tretjen spërkateni nëpër gjithë çelësin dhe lëreni të qëndrojë pak.
Fshijeni, pastaj shpëlajeni dhe thajeni mirë.
Kur çelësi i konservave të thahet tërësisht, qitni pak vaj mineral në një leckë apo peshqir dhe lyeni dhëmbëzoret për të penguar ndryshkun.
Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…
87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…
Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…
Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…
𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…
“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…