<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kënga origjinale e Zef Jubanit dedikuar Princeshës Dora d’Istria: ”Ti je një yll e na shndrit Arbërinë”

Në faqen numër 112 të veprës “Raccolta di canti popolari e rapsodie di poemi albanesi tradotti nell’idioma italiano da Giuseppe Jubany, Albanese”, të Zef Jubanit, gjejmë një këngë (poezi) në gjuhën shqipe dedikuar nga vetë autori princeshës me origjinë shqiptare, Dora d’Istrias (Elena Gjikës).

Blogeri Aurenc Bebja, sjell këto vargje (në versionin origjinal) për lexuesin shqiptar:

KÀNGH
làvdi’t per t’ndèrùeschmén Szói e dyétare n’ schkrìm
DORA D’ISTRIA
prei Szefit Ndòk Illys Jubany.

KËNGË
lavdie për zonjën e nderuar dijetare në shkrim
DORA D’ISTRIA
Prej Zef Ndokë Ilia Jubanit

Tine yée gni hùùll e na schndrìtt Arbnyn,
Me dìée, me t’ mira, e me bùkùrii;
Me dàschtuii tànde yée tui n’ pértryn,
Gni gaszmènd t’ màth e gni lùmnii.

Ti je një yll, e na shndrit Arbërinë,
Me dije, me të mira, e me bukuri ;
Me dashurinë tënde, je duke na përtërirë,
Një gazmend të madh e një lumturi.

Dritta méndés-ate ascht tuei lùlzùee;
Si dritta ssùùve tùu ascht ssièdh mi née;
Pèrèndya per t’ mir tòon’ t’ kàa krìiùee,
E me ssièdh màar dhéen tòon tìn ke lée.

Drita e mendjes tënde është duke lulëzuar,
Si drita e syve të tu është sjellë mbi ne ;
Perëndia për të mirën tonë te ka krijuar,
E me sjellë mbarë dhenë tonë ti ke le.

Ndèr hùy tìn pràa yée Règinéscha,
Kgi Dora d’ Istria te emnòin,
Prèi Schkgiùpriéet yée Bèghtaréscha,
Kgi githkùnd e ketù te ndèròin.

Ndërhyj ti pra je mbretëresha,
Që Dora d’Istria të emërojnë,
Prej Shqipërie je Begtaresha,
Që gjithkund e këtu të nderojnë.

Pò ! schpnèssa e-amél yée per née,
Pssè izemra yótte ascht fòrt e-mir,
Seiélli ssùùt tùu, e mòss harrò ket dhée,
E t’ kéesch edhe per née màadh e dèschiir.

Po ! Shpresa e ëmbël je për ne,
Pse zemra jote është fort e mirë,
Sjelli sytë e tu, e mos harro këtë dhe,
E të kesh edhe për ne mall e dëshirë.

Burimi:https://www.darsiani.com/la-gazette/kenga-origjinale-e-zef-jubanit-dedikuar-princeshes-dora-d-istria-trieste-1871-tine-yee-gni-huull-e-na-schndritt-arbnyn-ti-je-nje-yll-e-na-shndrit-arberine/

postbck postbck

Recent Posts

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani purrinj çdo ditë

    Një nga perimet më ushqyese nga të gjithë të tjerat është selino, që…

22 minutes ago

Mos harxhoni më para për ila’çe, përdorni këtë recetë çudibërëse dhe do shëroheni nga këto sëmundje

  Përbërësit: disa gjethe rozmarine, 3 kokrra limon, 250 gr mjaltë, 1 litër ujë. Shtrydhni…

1 hour ago

Pse në vitin 1816 nuk kishte verë? Katastrofa klimatike që ndryshoi historinë e njerëzimit

  Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…

18 hours ago

Shenjat që tregojnë se keni mungesë magnezi

    Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…

18 hours ago

Mollët apo dardhat? Cili frut ndikon më pak në sheqerin në gjak te personat me diabet?

] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…

19 hours ago

Kur shqiptarët luftuan kundër shqiptarëve: Përçarjet që i kushtuan shtrenjtë kombit

Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…

19 hours ago